• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbahet sot në Pallatin e Brigadave Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor/ Takimi drejtohet nga Rama dhe Varhelyi!

by Java News
10/06/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në Tiranë mbahet do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që mbledh në kryeqytetin shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.  Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik, siç pritet të jetë ajo e vendit tonë me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit doganar, me fokus të veçantë në Qafë-Thanë.  Megjithatë, në këtë takim Shqipëria pritet të vijë me kërkesa specifike për BE-në, siç është edhe njohja reciproke e certifikave të gjelbërta të vaksinimit. Po ashtu, përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe lehtësimi i procedurave tregtare dhe të transportit me vendet kufitare anëtarë të Unioni.

Kujtojmë se vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online por u njoh si Samiti i Sofjes dhe u zhvillua më 10 nëntor.

Në samitin e mbajtur në Sofje shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ranë dakord që të fuqizojnë marrëdhëniet mes tyre. Liderët e shteteve u pajtuan që të krijojnë treg të përbashkët rajonal dhe po ashtu të adoptojnë politikat e gjelbra.

Në deklaratën e përbashkët shkruhej se ky pajtim u arrit “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

g.kosovari

Next Post
Kreu i Task-Forcës: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

"Tani të flasë SPAK"/ Hajdari: SHBA goditën Berishën, politikanin më të fuqishëm në 30 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In