Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Siç bën me dije Top Channel, mbledhja ka nisur nga ora 10:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku sapo ka mbërritur edhe kryesocialisti.
Temë diskutimi mësohet se janë kalendari javor i Kuvendit, piketat politike, projektligjet dhe situata e protestave të dhunshme bashkë me ndryshimet në paketën penale të deklaruara në fundjavë nga kryeministri Rama.
Mes tjerash pritet të diskutohet për masat penale për të gjithë ata që kryejnë akte dhune në protesta.
“Në fokus do jetë paketa ligjore për masat që do merren ndaj personave, që marrin pjesë në protesta ta dhunshme”, raporton ABC NEWS.
Këto ndryshime ligjore parashikojnë ashpërsim të masave kundër protestuesve të dhunshëm.











