Agjencia e lajmeve video pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) organizoi të martën Forumin e 12-të Global të Medias Video në qytetin Quanzhou të provincës Fujian. Ky forum, me temën “Mençuri pa kufij, shikim drejt së ardhmes – Vlera e medias në shkëmbimet njerëzore”, mblodhi rreth 200 pjesëmarrës nga 87 institucione mediatike të më shumë se 60 vendeve dhe rajoneve.
Në fjalimin e tij, presidenti i CMG-së, Shen Haixiong, theksoi se media është një urë për shkëmbimet njerëzore, që dëshmon progresin e zhvillimin e kohës dhe regjistron e interpreton historitë e shkëmbimeve mes popujve.
CMG-ja është e gatshme të shfrytëzojë epërsitë e teknologjisë dhe komunikimit si një media kryesore ndërkombëtare për të ndihmuar në ndërtimin e një ure për shkëmbime, bashkëpunim e begati të përbashkët.
Në këtë forum u publikuan gjithashtu disa rezultate të rëndësishme të bashkëpunimit mediatik. Grupi Mediatik i Kinës paraqiti një video promovuese të Galasë së Festës së Pranverës 2025, e cila është bërë një simbol i rëndësishëm dhe një kartëvizitë e shkëlqyer për përhapjen e kulturës kineze jashtë vendit.
Katër telenovela dhe dokumentarë të CMG-së tregojnë histori që e lidhin Kinën me botën dhe janë bërë një urë për komunikimin e zemrave të njerëzve.