• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MB: 1 korriku, afati i fundit për pasaportat me afat të pasaktë

by A R
15/06/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se 1 korriku 2016 është afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie për shtetasit shqiptar nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.

MPB fton qytetarët që kanë hasur këtë problematikë, të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja duke shmangur radhët në ditët e verës, ku shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010 për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se (në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit” i ndryshuar), afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit.

Gjatë periudhës Prill 2009 – Korrik 2010, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit, janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë (10 vjet), ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.

Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se afati 5-vjeçar i vlefshmërisë së pasaportave biometrike për fëmijët 0 -16 vjeç është një standard i njohur ndërkombëtar, për shkak të ndryshimit në kohë të karakteristikave fizike të shtetasve të kësaj moshe.

Me ardhjen e qeverisë së re në vjeshtën e 2013, duke konstatuar problematikën, Ministria e Punëve të Brendshme mori masa për menaxhimin dhe zgjidhjen e saj.

U propozua shtyrja e afatit të këtyre pasaportave me 1 vit, duke i bërë ato të vlefshme për 6 vjet, që t’u lihet kohë shtetasve për pajisjen me pasaportë të re biometrike. Propozimi i MPB-së u miratua në Kuvend në Prill 2014.

Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat për njoftimin e shtetasve që preken nga ky problem dhe prej Gusht 2014 ka vijuar me njoftimin:

– në Pikat e Kalimit Kufitar (nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë në kufi dhe posterave, fletëpalosjeve)
– në Zyrat e Gjendjes Civile dhe Komisariatet e Policisë (nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë  nga punonjësit dhe posterave, fletëpalosjeve)
– në media (njoftime dhe fushata)
– deklarata të herëpashershme nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme
– nëpërmjet Ambasadave dhe Zyrave konsullore të Republikës së Shqipërisë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë Republikës së Shqipërisë
– nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjithë masat për përballimin e kërkesave në rritje për pajisjen me pasaportëm, duke fuqizuar infrastrukturën e nevojshme në zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së këtyre dokumenteve.  (java / r.a)

Next Post

Basha: Rama s’do ta ketë kurrë votën tonë, s’kemi nevojë për vija të kuqe, e as vija të bardha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In