• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Transformimi i Kopshtit Botanik është në funksion të akademisë, por dhe për qytetarët

by Java News
09/10/2019 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas funksioneve akademike, Kopshti Botanik në kryeqytet pas transformimit do të kryejë edhe një sërë funksionesh të tjera publike duke i shërbyer të gjithë qytetarëve.  Në një prononcim për TCH, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaroi se Universiteti i Tiranës nuk e ka mundësinë dhe kapacitetin financiar për të investuar në këtë Kopsht duke e lënë atë në gjendje jo të mirë. “Ne jemi shumë të gatshëm që të ulemi dhe ta bëjmë atë bashkë. Edhe planin e investimeve dhe mënyrën si do të bëhet, sepse besojmë që ju jeni aktorët që e dini më mirë se çfarë duhet bërë aty. Çfarë është vërtetuar tashmë nga ana historike është që universiteti për fat të keq nuk e ka mundësinë dhe kapacitetin financiar për të investuar në Kopshtin Botanik në mënyrën që ta kthejë atë në një Kopsht i cili të kryejë funksionet akademike. Ta kthejmë plotësisht në një Kopsht që përveç funksioneve akademike të ketë mundësinë të kryejë edhe një seri të tjera funksionesh publike”, tha Mazniku.

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës është e gatshme, sikurse ka treguar gjatë kësaj kohe, që të ulet në diskutime me përfaqësuesit e universitetit për të bërë një projekt të përbashkët.

“Ne jemi shumë të gatshëm që të ulemi sërish së bashku, të kemi mundësi që të bëjmë një projekt investimesh së bashku ku të jeni ju palët që caktoni,si duhen bërë rrugët e aksesit, kur do të jenë oraret që duhen hapur, cilat zona nuk duhet të jenë të hapura për publikun, cilat zona mund të jenë të hapura për publikun pikërisht që të ruani ato gjëra. Ne mbetemi ende në mbrojtje të kopshtit siç kemi qenë dikur dhe ne besojmë që sot jemi duke tentuar të bëjmë një punë të madhe, së pari për universitetin dhe së dyti për qytetin dhe duke pasur mundësi të bashkëpunojmë për ta bërë së bashku dhe për të gjetur mënyrën si të bashkëpunojmë fort në këtë gjë”, tha Mazniku, teksa shtoi se kushdo që proteston po përdoret politikisht. “Unë besoj që kushdo që do të jetë në protestë sot është i keqinformuar në rastin më të mirë dhe ka informacion të pjesshëm dhe është i përdorur politikisht në rastin më të keq”, deklaroi nënkryetari Mazniku. Nënkryetari i Bashkisë u shpreh se gjithçka ka qenë e hapur dhe madje janë bërë edhe takime zyrtare me grupet e interesit. “Nuk kemi të bëjmë me takime informale, por me takime zyrtare.  Njëri i thirrur në mënyrë formale nga kryetari i Bashkisë dhe tjetri i thirrur nga ministrja. Projektin duhet të ulemi dhe ta bëjmë bashkë. Ne nuk mund të bëjmë një projekt për Kopshtin Botanik pa pasur angazhimin tuaj”, u shpreh Mazniku. /l.m

Next Post
Kryemadhi me apel nga Kopshti Botanik: Të studiojmë specien e Rilindjes, po e kthen në lavatriçe të pastrimit të parave

Kryemadhi me apel nga Kopshti Botanik: Të studiojmë specien e Rilindjes, po e kthen në lavatriçe të pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In