• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

by El Be
16/02/2026 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë është mbledhur Komisioni për Reformën Territoriale, ku morën pjesë edhe deputetët e PD-së.

Përplasjet nuk kanë munguar mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku ngriti idenë për ngritjen e një sondazhi për këtë reformë, që sipas tij do të dhen 3-4 muaj për të zbuluar rezultatet.

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, u shpreh se ky është një autogol nga mazhoranca, e cila kërkon 3-4 muaj për sondazh, ndërsa ka vënë si afat të fundit datën 30 qershor për miratimin e reformës.

Mazniku: Përgatitja praktike e sondazhit do të na marrë ca kohë. Në 12 qarqe siç thoni ju do të paktën 3-4 muaj që nga dalja e mbledhjes së të dhënave në terren te përpunimi. Ky është një proces që pa tre muaj ne nuk dalim dot në krye se është proces teknik. Për këtë arsye, bashkërendimi i proceseve është gjëja më e mirë.

Mziu: Thuhet që kanë vendosur pikë fundore korrikun për të bërë reformën. Ju thoni që keni vendosur korrikun dhe thoni që të ecim sa të bëjmë. Pra ju e keni paracaktuar.

Mazniku: Do ma shpjegosh pse është për procedurë se nuk e kuptova.

Mziu: Varet si e quan ti procedurën.

Mazniku: Vetëm procedurë nuk është kjo. Nuk ka asnjë rregull parlamentarizmi ë ta quaj këtë procedurë. Nëse kërkon fjalën për procedurë flasim për procedurë.

Mziu: Fiks për procedurën po flas unë. Z. Bozdo sa kërkoi me të drejtë që të bëhet një sondazh dhe ju thatë që sondazhi do minimalisht 3-4 muaj. Dhe kush do më shumë kohë, një sondazh apo një reformë, një reformë që ka dështuar në këto 10 vite dhe që doni të bëni një reformë që të dështojë pas një muaj. Pra kjo është procedura që ju duhet të kuptoni, se bëni autogol. Njëherë thoni që sondazhi do 3 muaj për t’u bërë, pastaj thoni ë duhet ta mbyllim reformën deri më 30 qershor, që i thonë 4 muaj. Ose e keni paracaktuar reformën, ose nuk keni sensin për të krijuar një reformë që është koherente dhe një herë me shtetet e BE-së dhe me problematikat që ka krijuar sot në Shqipëri.

Mazniku: Thelbi është që adresoi një dokument pune që e kemi propozuar ne…

Boçi: Jo për çdo folës nga një kundërpërgjigje…

Next Post
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In