Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku thotë se kryeqyteti nuk po ‘kafshohet’ nga ndërtimet e reja.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mazniku u shpreh se në vitin 2021, bashkia ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 250 mijë metra katrorë, por me objekt është zënë 66 mijë metra katrorë.
Ndër të tjera, Mazniku tha se në Tiranë, aktualisht ka 11 kulla.
“Lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia Tiranë, në vitin 2021, kanë administruar në total një sipërfaqe toke prej 250 mijë metra katrorë, por janë shtrirë me gjurmë në 66 mijë metra katrorë, pra gjurma e zënë me objekt. Kjo është 0.01% e sipërfaqes së qytetit. Është menaxhuar 0.04% dhe është zënë me hapësirë vetëm 26% e sipërfaqes së kishim.
Kulla gjithsej në Tiranë janë 11, të dhëna në 10-15 vjet. Kur flasim për kafshimin, 1.2 milionë metra katror, të gjitha bashkë bëjnë 10 mijë apartamente të cilat zënë brenda 32 mijë veta”, theksoi ai.
/a.r











