• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mazniku: Gjyqtarët e kapur vendosin në favor të PD, ja kontrata e gjyqtarit Qafa

by Java News
19/05/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku, doli para gazetarëve për të përsëritur edhe një herë “faktet tronditëse që vërtetojnë kapjen e trupën gjykuese”, e cila do të vendosë për ndërtimin e pallateve 17-katësh te diga e liqenit artificial.

Deklarata e plotë e Maznikut

Prej ditësh, kemi argumentuar e faktuar para publikut fakte tronditëse që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë sot për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial.

Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.

Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.

Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta – që është palë me ndërtuesin.

Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të procedurave normale.

Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.

E së pesti, sërisht sot kemi fakte të reja që ky është një gjyq i monutar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë.

Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Në një situatë normale ky fakt duhet të kishte qenë i mjaftueshëm që zotëria në fjalë të kërkonte vullnetarisht të mos gjykonte këtë çështje. Kjo do të kishte qenë funksionimi normal i sistemit të drejtësisë.

Por jo! Qartësisht, ky rast po provon katërcipërisht së sistemi gjyqësor është i kapur nga një bandë dhe i shërben interesave të disave, por jo interesave të qytetarëve, jo interesave te qytetit.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që mund të justifkojë veprimet e gjykatës dhe sistemit përballë fakteve.

Është FAKT se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerë të kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.

Është FAKT se gjyqtarja Alkelina Gazidede, prej më shumë se një jave, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.

Është FAKT se, siç shprehet në 2014 ILKPD – Në datën 31 Mars 2014:

  1. Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.
  2. Fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.
  3. Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.
  4. Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.
  5. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.
  6. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e z. Qafa prej 50.000.000 lekë, të cilat i paska dhënë me fajde, dhe ka përfituar prej tyre, 9 milion në 2009, 9 milion në 2010 dhe 12 milion në 2011.

Ndërkohë që, z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.

Për referencë po lexoj një pjesë nga çfarë shkruante gazeta Rilindja Demokratike për zotërinë Arjan Qafa dhe po e citoj shkrimin e RD-së – “…një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër”.

Në këtë rast, vetëm mund të biem dakort me RD-në e dikurshme, citoj: “Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t’u kuptuar”.

 Bashkia e Tiranës nuk mund të pranojë që kushërinjtë dhe ortakët e aksionerëve të “Gener 2” të gjykojnë fitimin 220 milion euro të “Gener 2”. Kjo që po tenton të bëjë kjo treshe gjyqësore është e paprecedentë, e jashtëligjshme dhe e pistë, që vjen erë parash.

Për këtë arsye, që herët në mëngjes, në dritën e këtyre fakteve të reja dhe ulëritëse, Bashkia e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Administrative të Apelit kërkesën për përjashtimin nga ky trup gjykues të gjyqtarit Arjan Qafa për arsye të konfliktit të interesit me kompaninë Gener 2.

Gjithashtu, kjo trupë gjykuese nuk mund ta gjykojë çështjen në themel pa u shprehur më përpara Gjykata e Lartë.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

1342df3c-b887-46a3-a287-ed9b8b80e0e1

Faksimile e deklarimit te pasurise:
427be770-87e9-419f-b60f-e3e21f3132bc5b550058-7a7e-43e1-a41e-16db04df6555c36ab90c-aedf-426b-b3dd-7339fa9e036f6940b5b4-0d66-4a89-aaa3-04781c0545b0884ff158-4494-437a-bca7-b32d77714e4a

D.I.

Next Post

Rigjallërohet jeta nënujore në liqenin e Tiranës, kapet një peshk i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

February 4, 2026
E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

February 4, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

33 masa për mbetjet e rrezikshme, çfarë zbuluan hetimet e prokurorisë: Analizat u bënë në Itali

February 4, 2026
‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In