• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazi: Procesi i integrimit të vendeve tona duhet të jetë i vërtetë, durimi e ka një kufi!

by S M
16/05/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dy ditesh kryenegociatori i Shqiperise per integrimin evropian Zef Mazi vizitoi Shkupin, ku pati takime me autoritetet me te larta te vendit. Pas takimit me ministrin e jashtem maqedon Bujar Osmani, Mazi beri keto deklarata per mediat:

Sot zhvilluam nje takim mjaft miqesor, te hapur dhe profesional me Ministrin Osmani. Si i ka hije dy vendeve miq dhe dy fqinjeve te mire. Ai njoftoi mbi thelbin e shkembimit te pervojave. Une do ndalen vetem ne disa pika shkurt

Kjo vizite eshte nje demonstrim tjeter i thellimit te marredhenieve te fqinjesise te mire mes dy vendeve tona, ashtu si BE e shenon qe duhet te jete.

Prekem nje numer pikash per pergatitjet tona dhe hapat e rendesishem qe duhet te marre BE-ia: miratimi i kuadrit negociues per Shqiperine, per cka mesohet se nuk ka kundershti, dhe mbajtjen e Konf 1 NQ.

Per Shqiperine zgjerimi i BE-se eshte problem i madh politik, strategjik dhe gjeopoltik i BE-se. Ai shihet ne kontekst rajonal dhe evropian. Shqiperia nuk e sheh procesin ndryshe nga njeri vit ne tjetrin. Ajo shpreson se zgjerimi duhet te shihet i tille dhe nga vete BE-ia dhe vendet e BE-se.

Anëtarësimi yne në BE nuk duhet te nderpritet, por duhet të shpejtohet. Te mos kete me vonesa. Vonesat na bëjne të gjithëve humbës; do jete ne dem te Shqiperise, te besimit te popullit tim tek procesi, nuk ben mire per kredibilitetin e BE-se.

Procesi i zgjerimit të BE duhet të vijoje duke zbatuar parimin e vjeter te BE-se: bazuar te meritat, cka shenoi edhe Ministri Osmani.

Shqipëria i ka plotësuar te gjitha kërkesat e Konkluzioneve të Këshillit të Marsit 2020 per mbajtjen e K1NQ-së. Kjo eshte konfirmuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, Perfaqesuesi i Larte Borrel, Komisioneri Varhelyi disa here, Presidenti i Parlementit Evropian, Sassoli.

Sot kerkohet doemos te evitohen merzia, deziluzioni, humbja e besimit, lodhja dhe mosperputhja e fjaleve me veprat. Shtyrjet për kohë të pacaktuar per mbajtjen e K1NQ – nga Marsi 2020 në Qershor, nga Qershori në Dhjetor, nga Dhjetori në Qershor të 2021, e me tej, shton lodhjen, con ne humbje besimi!

Ka nje limit durimi, pas mbi 4 vjet pune te madhe, rezultative substanciale! Kur eshte me tej: Qershor 2021? Fundi 2021? Fundi 2022? Pertej tij?! Ne kemi besim te BE dhe presidencat e Keshillit, gjithe perpiqen maksimalisht. Edhe vendet e BE perpiqen. Ky vit ka edhe nje presidence. Per ne rendesi te madhe ka te marre rruge kjo ceshtje, te vendoset tani ne koherencë midis institucioneve evropiane per mbajtjen e K1NQ.

Theniet se procesi i zgjerimit “bazohet në merita”, zgjerimi eshte ne zemer te pozicionit strategjik te BE, se vendet tona e kane vendin ne BE, duhet të vertetohen VETEM duke u zbatuar në praktikë. Ato fjale behen te besueshme.

Kam besim se ky proces duhet dhe do te vazhdoje pa u ndalur. Ai nuk mund te vijoje si deri tani. E ardhmja e vendeve tona ne BE eshte çeshtje madhore e vijimit te reformave, dhe ato do te vazhdojne, eshte ceshtje gjeostrategjike, politike, per vete BE-ne, per hapsiren demokratike evropiane. Te shihet tek e ardhmja e brezave tone.

Probleme dypaleshe ka kudo. Procesi i zgjerimit te mos kapet gerc, por te vijoje. Moszgjidhja e nje mosmarreveshje per kohe te gjate pa ditur se kur do vije ajo, nuk eshte mire. Ne shpresojme shume se ajo do zgjidhet dhe shpejt, duke biseduar, duke biseduar dhe perseri duke biseduar, derisa te arrihen kompromiset. Ato jane te mundshme. Kompromiset shenohen si arritje te medha, nga ato fitojne te gjithe! Ata qe bejne kompromise lartesohen!

Kerkesa logjike e Shqiperise, me vizion tek interest e medha strategjike, politike, gjeopolitike, evropiane, tek e ardhmja e vendit tim, e vendeve tona, eshte qe te zgjidhen mosmarreveshjet dypaleshe sa me pare.

Nese perseri nuk do shihet drite jeshile per kompromis, BE duhet te shikoje rruge alternative. Kjo do siguroje qe procesi te ece përpara pa u ndalur, pa u vonuar.

Shpresoj shume se BE-ia do gjeje forca te ngrihet lart, te shohe pertej dickaje afatshkurter, ta shohe zgjerimin strategjikisht. Ai te mos nderpritet, te vazhdoje.

Shenoj ne perfundim se: K1NQ është vetëm hapi i pare, as me shume a me pak. Ai vetem zyrtarizon filllimin e negociatave teknike qe do vazhdojne me vite.

Ne dhe BE nuk duhet te shkojme duarbosh ne qershor 2021! K1NQ te mbahet kete semester. Te mos vihet ne pikepyetje baza themelore, e palezivur e BE – „bazuar ne merita“!

BE duhet te njohe realisht meritat e çdo kandidati. Edhe raporti i fundit, ne formen e nje non-paper per Shqiperine, thote se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kerkesat, me fakte dhe shifra, proceset e reformave vijojne pa u ndalur. BE te marre vendimet perkatese, te mos frenohet, te mos vonohet, por te vijoje procesi i integrimit.

 

Next Post
Policia aksion te ‘5 Maji’, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi

Policia aksion te '5 Maji', gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi

Comments 1

  1. Fatos Tarifa says:
    5 years ago

    Me qarte dhe sakte s’ka si thuhen gjerat. Pergezime, Ambasador Mazi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In