• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryenegociatori Mazi në Kroaci: “Nuk ka Shqipëri të Madhe apo të Vogël, Serbia duhet të njohë Kosovën!”

by Java News
21/06/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veçernji List

Intervistë e me Zef Mazin, Kryenegociator me Bashkimin Evropian për Shqipërinë

Cili është qëllimi i vizitës suaj në Kroaci, dhe çfarë takimesh keni zhvilluar gjatë qëndrimit tuaj këtu?

Ardhja në Kroaci ka për qëllim zhvillimin e takimeve me autoritetet e shtetit kroat në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë. Ideja është që të shkëmbejmë pikëpamjet tona dhe të shohim se çfarë mundësish ekzistojnë për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Kroacia është vend mik, përveç se vend fqinj, dhe ne besojmë se ka shumë përvojë në këtë drejtim. Ne kemi shumë për të mësuar prej Kroacisë, dhe këtë mund ta bëjmë përmes transferimit të njohurive dhe eksperiencës të cilat, siç më informojnë autoritetet kroate, janë në dispozicion për ne.

Gjatë qëndrimit këtu jam takuar me Ambasadorin Vladimir Drobnjak, i cili është Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit dhe ish-kryenegociator për Kroacinë gjatë procesit të integrimit në BE. Po ashtu, jam takuar me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme znj. Andrea Metelko Zgobic, dhe me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi dhe Administratë Publike z. Josip Salapic. Takimet kanë qenë jashtëzakonisht të frytshme, dhe shkëmbimi i përvojave po ashtu.

Kam ardhur në Kroaci për të trokitur në derë, por nuk qe nevoja të trokisja sepse dyert i gjeta plotësisht të hapura.

A jeni takuar me Kryeministrin Plenkovic?

Nuk jemi takuar sepse Kryeministri ka angazhime të tjera, natyrisht ai është shumë i zënë. Megjithatë jam takuar me Këshilltarin Diplomatik të tij dhe me ish-kryenegociatorin, me të cilët kemi zhviluar biseda thelbësore dhe substanciale.

A besoni se Shqipëria do të hyjë në BE së shpejti?

Nuk e di si e mendoni ju kur thoni ‘shpejt’, sepse në fakt integrimi i një vendi në Bashkimin Evropian është proces i gjatë. Çdo vend që synon të hyjë në BE duhet fillimisht të bëjë përafrimin e legjislacionit të vet me ligjet e BE-së, acquis communaitaire – bëhet fjalë për tërësinë e ligjeve të dakorduara nga e BE-ja. Ne duhet të fillojmë të negociojmë me BE-në dhe të ulemi në tavolinë ku secili prej 35 kapitujve të acquis do të shqyrtohet dhe analizohet një nga një. Ky është proces i gjatë i cili do të marrë disa vite, ndaj nuk mund të them se sa kohë do të zgjasë saktësisht.

Në këtë periudhë, disa vende si Franca, e mbase edhe Gjermania, nuk duan që vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të integrohen në BE. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë?

Nuk mendoj se është kështu. Arkitektura e BE-së është e tillë që vende të ndryshme i shohin gjërat në mënyra të ndryshme. Sa i përket zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai vendim politik është marrë në mars të vitit të kaluar, në takimin e Këshillit Evropian që është mbajtur këtu në Zagreb, gjatë periudhës që Kroacia kishte presidencën e BE-së. Shqipëria i është shumë mirënjohëse Kroacisë për punën jashtëzakonisht të mirë që ka bërë për të ndërtuar konsensus mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk kemi dëgjuar që Franca ose ndonjë vend tjetër ta ketë bllokuar procesin e integrimit. Nuk është e vërtetë. Të gjitha vendet e përkrahin procesin e zgjerimit.

Sa e ka mbështetur Kroacia Shqipërinë gjatë rrugëtimit për në BE?

Kroacia ka qenë jashtëzakonisht e dobishme në arritjen e konsensusit vitin e kaluar mes 27 vendeve të BE-së, në mënyrë që ato të binin politikisht dakord për të hapur negociatat. Kjo ka qenë ndihmë e madhe. Gjatë kësaj vizite në Kroaci po bisedojmë për transferimin e të gjitha njohurive të nevojshme nga Kroacia drejt Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e Kroacisë në integrimin evropian. Pra, Kroacia ka qenë dhe mbetet vend mik i afërt, dhe e tillë do të vazhdojë të jetë për ne. Shqiptarët dhe Shqipëria janë me fat që kanë miq të tillë si Kroacia.

A mund të na flisni për situatën politike aktuale në Shqipëri?

Situata politike është normale dhe e qëndrueshme. Më 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan në një klimë të qetë dhe të patrazuar. Rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it u vunë në zbatim në tërësi, dhe Komisioni Qendror Zgjedhor bëri administrimin e zgjedhjeve përmes një procesi të rregullt. Pas zgjedhjeve pati disa ankesa, ne kemi një Këshill për Ankesa. Këto ankesa u diskutuan, dhe tani gjithçka po shkon mirë. Parlamenti i ri do të nisë punimet më 9 shtator, në përputhje me Kushtetutën. Natyrisht që çdo vend ka probleme me zgjedhje, dhe ato nuk janë 100% të pastra kudo, por këto janë probleme të vogla teknike. Ne besojmë se gjithçka ka shkuar normalisht.

Ka njerëz dhe qeveri në Ballkan, e mbase edhe në Evropë, të cilët i frikësohen idesë së ‘Shqipërisë së madhe’. Çfarë mendoni ju në lidhje me këtë?

Kjo është një përrallë e sajuar, dhe nuk është aspak realitet. Nuk ka Shqipëri të vogël apo të madhe. Kjo është thjesht shpikje e qarqeve të caktuara, me gjasë nga kjo pjesë e rajonit ku jetojmë apo mbase pak më larg në lindje. Thjesht nuk ka asgjë të vërtetë. Kosova është në vend të vet, aty ku ka qenë gjithmonë. Po ashtu, edhe Shqipëria është në vend të vet, aty ku ka qenë gjithmonë. Nuk bëhet fjalë për Shqipëri të madhe, të vogël, apo të mesme. Kjo është e tëra sajesë.

Të gjitha vendet e Ballkanit do të gëzojnë një tjetër lloj lirie të lëvizjes kur t’i bashkohen BE-së. Për shembull, sot në BE kufijtë janë fiktivë; pra ti e kupton që ke hyrë në Gjermani, Austri apo Slloveni por nuk sheh kufi askund. Ajo që dua të them është se Bashkimi Evropian është ngjitësi që i mban të gjitha vendet të bashkuara. Procesi i zgjerimit të BE-së do të vazhdojë, ai do t’i fuqizojë vendet e Ballkanit dhe njëkohësisht do të fuqizojë më tej vetë BE-në duke ofruar hapësira më të mëdha ekonomike, politike dhe demokratike. Pra do të jetë më mirë si për Ballkanin ashtu edhe për vetë BE-në, duke e bërë atë lojtar edhe më të madh në politikën globale. Procesi i zgjerimit të BE-së nuk është i plotë pa Ballkanin brenda në BE, si anëtar.

Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Serbinë. A mund të ndihmojë Shqipëria në njohjen e Kosovës?

Qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me Kosovën është i njohur dhe shumë i qartë. Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën para shumë kohësh, që në fillim. Ne e dimë çfarë duam, dhe ua kemi bërë të qartë edhe serbëve se cili është qëndrimi jonë. Kosovarët dhe serbët janë duke zhvilluar bisedime, të cilat janë mbajtur dje. Palët mund të mos kenë rënë dakord, por nëse nuk bihet dakord atëherë bisedimet vazhdojnë deri sa të arrihet në një përfundim. Kosovarët kanë qeverinë e tyre, shtetin e tyre dhe ekipet e tyre diskutuar dhe për të negociuar. Shqipëria është gjithmonë e gatshme të ofrojë çfarëdo lloj ndihme që është e nevojshme.

Ju faleminderit për intervistën.

Faleminderit juve.

 

Next Post
Debatet në Kryesi, Kadilli-Bashës: Largohu pa kthim! Mbete peng i lobimeve private, s’do numërojmë humbjet e tua

Kadilli hapur kundër Bashës: “Kur përgjegjësinë e humbjes se mbajti vetë, s’mund t’ia lërë anëtarëve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In