Kuvendi ka votuar në seancën e sotme për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, një propozim i ardhur nga Partia Socialiste.
Në sallën e kuvendit deputetët kanë votuar me 73 vota pro për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, ndërsa 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë prej tyre nuk abstenoi.
Komisioni do të mbikëqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme./m.j
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.