• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mazhoranca po minon Reformën Zgjedhore me amendamente të njëanshme”

by A R
18/12/2018 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas depozitimit në Kuvend të një projektligji nga Pëartia Socialiste për Reformën Zgjedhore, ka ardhur reagimi edhe nga Partia Demokratike.

Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar ad-hoc për Reformën Zgjedhore, në një reagim për mediat, thotë se PS po minon Reformën Zgjedhore me amendamente të njëanshme.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Me paraqitjen e draftit të njëanshëm të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, PS në mënyrë të përsëritur po minon reformën zgjedhore. Ky akt tregon qartë se i vetmi qëllim i PS është të sabotojë reformën zgjedhore.

Parlamenti mund të votoje vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi raporti i OSBE-ODIHR në vitin 2017.

Reforma zgjedhore ka konstatuar se problemet kryesore të zgjedhjeve janë pasojë dhe përgjegjësi e qeverisë.

Asnjë përpjekje nuk është bërë nga qeveria për të zgjidhur problemin e 1.4 milion letërnjoftimeve që u skadon vlefshmëria deri në ‎datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019, që përbën shumicën dërrmuese të zgjedhësve aktivë.Asnjë përpjekje reale nuk është bërë nga qeveria për të vënë në jetë projektin pilot të votimit elektronik, si një mjet kundër mashtrimeve zgjedhore.

Asnjë përpjekje nuk ka në plan qeveria kundër presionit mbi administratën dhe abuzimit me burimet shtetërore siç rekomandon ODIHR.

Asnjë përpjekje nuk është bërë për sistemin e plotë dhe të saktë të adresave, mungesa e të cilit vazhdon të lejojë manipulimin e listave të zgjedhësve duke importuar zgjedhësit nga një qytet në tjetrin.

Asnjë masë nuk është marrë që policia e shtetit të garantojë që kriminelët të mos prishin procesin, në të njëjtën kohë të mos bëhet vetë ajo palë e manipulimit dhe presionit.

Ndërsa për problemin numër Një, atë të shitblerjes së votës, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij vazhdojnë të mbrojnë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë të PS, të interceptuar edhe ligjërisht nga përgjimet e prokurorisë në pazare me kriminelët për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit.

Nga njëra anë edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë pranuar se këto probleme thelbësore nuk zgjidhen me Kodin Zgjedhor, por janë detyrë e qeverisë dhe çështje e vullnetit politik.

Minat që PS po i vë sot reformës zgjedhore, synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme.

Synimi është i qartë, pa një reformë konsensuale, qeveria fsheh përgjegjësitë e saj dhe mbron vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve.​

/a.rada

Next Post
BE-Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

Ironia e gazetarit: Vende pune nga Kushtetuesja, te Manchester United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In