Përtej koronavirusit, mazhoranca nuk është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkakrimin e kreut të shtetit, drejtuar nga kryetari Ulsi Manja. Mbledhja do të jetë online, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në këtë mbledhje pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.
Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, shkruan “shqiptarja.com”. /e.s/