• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazhoranca e rrëzoi/ 35 deputetë të opozitës ridorëzojnë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

by
13/06/2022 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse kërkesa e tyre u refuzua seancën e kaluar plenare, 35 deputetët e opozitës ridorëzojnë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka. Taulant Balla sfidoi grupin nismëtar duke i kërkuar që ta paraqesin kërkesën pasi të mbledhin firmat përsëri dhe socialistët do ta marrin në shqyrtim.

Njoftimi i plotë:

“Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, për shkak të miqësisë me bashkëshortin e ministres Olta Xhacka, që ka përfituar statusin e investitorit strategjik, deputetët nismëtar ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme. Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërisht pas tërheqjes së deputetit Duka.

Taulant Balla sfidoi grupin nismëtar duke i kërkuar që ta paraqesin kërkesën pasi të mbledhin firmat përsëri dhe socialistët do ta marrin në shqyrtim. “Mblidhini të njëjtët firmëtar dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal” – u shpreh Balla.

Menjëherë pretendimi i socialistëve u hodh poshtë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili u shpreh se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike, ku kanë përfituar miq dhe familjarë të ministrave socialistë. Ai premtoi se opozita do i shkojë kësaj çështje deri në fund. “Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”- tha Bardhi.

Deputetët e opozitës pa humbur kohë nisën të rimbledhin firmat dhe këtë të hënë kanë depozituar kërkesën e 35 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

Kjo çështje u kthye edhe në temë diskutimi brenda opozitës për shkak se deputeti Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se ka bashkuar votat me Edi Ramën për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni. “Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin” – tha Bardhi. Në fakt asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e zotit Berisha nuk kanë firmosur për ngritjen e këtij Komisioni, me përjashtim të deputetit Bujar Leskaj që kishte firmosur edhe më parë. Madje deputetja Ina Zhupa që kishte firmosur fillimisht, por që i është bashkuar sëfundmi zotit Berisha, është tërhequr nga nisma duke mos ju bashkuar më grupit nismëtar”

Lista e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për komisionin:

1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. BUJAR LESKAJ
7. DASHNOR SULA
8. DASHAMIR SHEHI
9. DHURATA ÇUPI
10. EMILJA KOLIQI
11. ENKELEJD ALIBEAJ
12. ERALDA BANO (TASE)
13. FERDINANT XHAFERRAJ
14. FLAMUR HOXHA
15. FATJON VEIZAJ
16. FATMIR MEDIU
17. FLUTURA AÇKA
18. GAZMENT BARDHI
19. GRETA BARDELI
20. ILDA DHORI
21. HELIDON BUSHATI
22. JORIDA TABAKU
23. KASTRIOT PIROLI
24. XHELAL MZIU
25. KRESHNIK ÇOLLAKU
26. LEFTER GËSHTENJA
27. LINDITA METALIAJ
28. LULZIM BASHA
29. MERITA BAKIU
30. ORJOLA PAMPURI
31. RAMADAN LIKAJ
32. SAIMIR KORRESHI
33. SELADIN JAKUPLLARI
34. ZEF HILA
35. ZHENI GJERGJI

(Dokumenti i firmosur nga 35 deputetë të opozitës)

  

/e.d

Next Post
HARTA/ Luftanija e fuqishme ruse në Mesdhe, përballë brigjeve shqiptare. Mediat italiane në alarm: Provokim për NATO-n, i lartë rreziku për…

HARTA/ Luftanija e fuqishme ruse në Mesdhe, përballë brigjeve shqiptare. Mediat italiane në alarm: Provokim për NATO-n, i lartë rreziku për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In