Pas takimit të realizuar në Shtepinë e Bardhë ndërmjet Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, po mbahet një konferencë botërore.
Fillimisht Trump ka falënderuar kryeministren britanike për vizitën e saj, ndërsa May e ka përgëzuar edhe një herë Presidentin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Kryeministrja May ka konfirmuar se gjatë takimit presidenti Trump i ka thënë asaj se përkrahë fuqishëm aleancën e NATO’s, transmeton Express.
May ka përcjellë mesazhin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila e ka ftuar presidentin Trump që gjatë këtij viti të vizitojë Britaninë e Madhe.
Kryeministrja ka treguar, gjatë konferencës, së Presidenti Trump e ka pranuar ftesën.
Ndërkohë. Theresa May ka deklaruar qëndrimin e Britanisë kundër heqjes së sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Nga ana e tij, Donalt Trump theksoi se do të ishte dicka e mirë përmirësimi i marrëdhënieve me Moskën.
/b.d