• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Maxlimer” gati të futet në histori, anija e parë pa ekuipazh në bord që do të kalojë oqeanin

by Java News
17/06/2019 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa ende nuk ka një datë të saktë të caktuar, një anije e vogël mallrash e quajtur “Maxlimer” është në fazat përfundimtare të përgatitjeve për udhëtimin e parë transatlantik. Por e veçanta e kësaj anije është se nuk do të ketë asnjë njeri në bord dhe se do të realizojë udhëtimin e parë në oqean në cilësinë e një mjeti sipërfaqësor pa pilot. Më shumë hollësi sjell Kevin Enichs i Zërit të Amerikës.

Anija “Maxlimer” 12 metra e gjatë është gati të bëjë histori. Së shpejti do të lërë brigjet e Kanadasë për të filluar një udhëtim 35 ditor drejt Anglisë pa asnjë drejtues në bord.

Ashley Skett është me kompaninë “Sea-Kit International” që projektoi anijen. Ai thotë se synimi pas mjeteve pa ekuipazh, si anija Maxlimer, është siguria për njeriun.

“Nuk mendoj se do të zëvendësojë të gjitha anijet me ekuipazh. Ka ende shumë operacione që kryhen nga njeriu, por rëndësia qendron tek mbrojta e njeriut nga rreziqet dhe vendosja e tyre në një mjedis më të sigurtë. Siguria është një prej nxitësve kryesorë të këtij projekti.”

Ben Simpson me kompaninë Sea-Kit thotë se përtej sigurisë, edhe projektimi i anijeve do të bëhet mbi koncepte të reja ku nuk është e nevojshme prania e njeriut në bord.

“Nëse përjashton njeriun nga ekuacioni, anijet nuk kanë nevojë për shumë gjëra, që nga burimet ushqimore, ngrohja, ftohja e të tjera. Pra, anija ndërtohet vetëm për trasnport dhe zvogëlohet ndjeshëm madhësia e saj krahasuar me ato që lundrojnë sot në det të hapur.”

Anija është hibride, naftë dhe bateri, çfarë do të thotë se konsumon më pak lëndë djegëse se anijet e zakonshme. Kur është e nevojshme, pajisjet i mundësojnë njerëzit që të telekomandojnë nga larg anijen nga një stacion në tokë. James Fanshawe është drejtor i kompanisë Sea-Kit.

“Ajo që kemi në këtë anije lidhet me përparimet e teknologjisë. Në stacionin e kontrollit pas meje, mund të shikoj përtej horizontit pothuajse në kohë reale, por në një anije të zakonshme është shumë e vështirë të shikosh pas anijes tënde.”

Anija “Maxlimer” mund të lëshojë dhe tërheqë edhe mjete të tjera autonome, një aftësi e nevojshme për misionin origjinal, një garë për gjetjen e mënyrës më të mirë për të studiuar në mënyrë autonome dyshemenë e oqeaneve.(VOA)/l.m

Next Post
Ceka nuk i ndahet më ekranit: Më vjen turp nga Shqipëria, kam qenë nga të parët e pavarur

Ceka nuk i ndahet më ekranit: Më vjen turp nga Shqipëria, kam qenë nga të parët e pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In