• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mavrajn në stol, Berisha largohet nga grumbullimi/ Reja ndryshime ndaj Islandës: Ja çfarë duhet për t’u kualifikuar

by Java News
09/09/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të kërkojë të rikthehet te fitorja ndaj Islandës, pas humbjes zhgënjyese ndaj Francës me rezultatin 4-1. Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp, ku foli për përballjen e nesërme, teksa zbuloi se do të bëjë 4-5 ndryshime nga sfida ndaj Francës.

Tekniku italian bëri me dije se Mërgim Mavraj nuk do të jetë titullar në përballjen e nesërme, teksa vendin e tij do ta zërë Kastriot Dermaku. Reja është i mendimit, që një triumf ndaj islandezëve do t’i rriste ndjeshëm shanset për kualifikim.

Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë  e dy që sulmojnë nga krahët.

Pra, më shumë se sa sitemi në veteve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

Ndeshja me Islandën finale apo presion? Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Ndryshimet në formacion- Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim.

Roshi-  Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar.

Lënia jashtë e Mavrajt? “Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.

Islanda – Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100% ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën, jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe.

Kjo është detyra ime, te jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbje me Francën humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që nesër mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap veglat që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo është detyra e trajnerit. Do mundohem ti hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore.

Franca- Jemi munduar t’i sulmonim, por nuk i kap, se francezët lëvizin topin dhe kanë teknikë, janë të kompletuar, nuk janë kot kampionë bote. Por sjellja ndaj Islandës duhet të jetë ndryshe se aty janë kohët e duhura për ndërhyrjen, e gjithë skuadra duhet të ketë koncept, ekuilibri është i rëndësishëm, Nëse e humb me dy lojtarë, ke vështirësi të bësh agresivitetin, kemi folur sot në mëngjes për defektet në Francë. Edhe gjërat pozitive, se i kemi bërë disa gjëra si koncept.

Kur ishim mirë taktikisht, krijuam disa gjëra, disa manovra të mira, lëvizëm topin, ishte penalltia, ishte mundësia e Abrashit, ndonjë goditje dënimi e bëmë, diçka e krijuam. Këto janë aspektet pozitive, pastaj janë ato negative për të cilat kemi folur e që nuk duhet të ndodhin më.

Varet e ardhmja juaj nga ndeshja ndaj Islandës? Jam i bindur që ky grup ka cilësi të mira, unë kam detyrën ti përmirësoj, kam akordin me grupin dhe federatën, nuk janë vlerësime të miat, jam këtu e dua të bëjë mirë, po bëj të pamundurën që kjo skuadër të ketë rezultate të mira, jo vetëm skuadra, por edhe për të ardhmen. Kjo është një pyetje që duhet drejtuar presidentit për më tepër detaje.

Mdërkohë portieri Etrit Berisha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e ditës së nesërme ndaj Islandës. Gardiani shqiptar është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, teksa në vend të tij, është thirrur portieri i Kombëtares Shpresa, Gentjan Selmani.

Ka qenë zyra e shtypit që ka njoftuar këtë ndryshim në listën e Kombëtares, 1 ditë para sfidës ndaj Islandës.

g.kosovari

Next Post
Kufoma e gjetur në HEC-in e Librazhdit, policia jep detajet

Kufoma e gjetur në HEC-in e Librazhdit, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In