• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mavraj shpreson mrekullinë më 2016, një kunjë edhe për median shqiptare

by A R
01/01/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mërgim Mavraj ka përjetuar shumë në vitin që lamë pasë, lumturi dhe hidhërim. Në aspektin profesional, u kualifikua me Shqipërinë në finalet europiane, ndërkohë që vuajti nga një dëmtim i gjatë. Në planin personal, më 2015 humbi babanë. Megjithatë, mbrojtësi kuqezi, në një intervistë për tesheshi.com, thotë se të gjitha janë pjesë e jetës.

“Pa dyshim se jeta ka uljet e ngritjet e veta, por çdo gjë që na ndodh është në të mirën tonë, edhe pse ndoshta nuk e kuptojmë këtë. Çdo gjë që na lumturon, na obligon që ta falenderojmë Zotin, e çdo gjë që na hidhëron, na obligon për durim dhe maturi, që dhe ky është falenderim, pasi çfarë na ndodh është në fund e shkruar nga Zoti dhe ajo ka urtësinë e vet. Njeriu nuk mund të dalë nga ajo çka ka caktuar Zotit për të”, thotë Mavraj që nga Meka, ku ka shkuar për pelegrinazh.

Mavraj ka folur edhe për “incidentin” me kardinalin katolik gjerman, duke mos hezituar të thumbojë median shqiptare.

“Unë jam rritur krejtësisht në një kulturë tjetër nga ajo e mediave shqipfolëse të cilat në shumë raste, nga asgjëja bëjnë një gjë të madhe, apo qimen e bëjnë tra. E ajo që më ka bërë më së shumti përshtypje është ndërhyrja në jetën personale e familjare duke mos kursyer as momentet më të dhimbshme dhe përjetimet më të rënda shpirtërore që mund t’i kalojë një njeri në këtë botë. Jo vetëm kaq, por duke stisur dhe lajme për të bërë me patjetër një lajm, siç ishte flamuri arab mbi arkivolin e babait, mospërshëndetja e Kardinalit etj., gjëra që ndonjëherë të bëjë të qeshësh”, thotë lojtari.

Për vitin 2016, Mavraj shpreson sa më shumë sukses me kuqezinjtë në Francë.

“Shpresa dhe besimi se do bëjmë histori në 2016-ën në Francë na jep forcë dhe na stimulon për të marrë sa më seriozisht këtë event të madh dhe që troket në dyert e popullit tonë për herë të parë. Historia e futbollit na ka mësuar që nuk ka të pamposhtur, as të parëndësishëm. Ndjehemi të barabartë me të tjerët në grup e aspak inferior; përkundrazi, kemi një arsye më shumë se të tjerët që ne duam të bëjmë histori, ndërkohë që të tjerët e kanë bërë më herët”.

 

Next Post

Tirana më 1 janar, e qetë dhe... çuditërisht e pastër (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In