Mërgim Mavraj më nuk është pjesë e skuadrës gjermane Hamburg.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëputur kontratën me klubin e famshëm gjerman pasi nuk ishte në planet e HSV.
Por Mavraj duroi dhe nuk dëshiroi njëanshëm ta shkëpuste kontratën dhe e la punën në dorë të klubit.
Futbollisti shqiptar ka marrë dëmshpërblim nga klubi gjerman për prishjen e kontratës.
Mavraj është paguar si trajnerët Antonio Conte për shkarkimin nga Chelsea apo Jorge Sampaoli nga Argjentina.
32-vjeçari nuk ka marrë milionat si Conte e Sampaoli, por Hamburgu është detyruar ta paguajë 300 mijë euro për largimin nga skuadra.
Kësisoj tani qendërmbrojtësi është lojtar i lirë dhe mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Palermo, Deportivo La Crouna dhe Trabzonspor janë skuadrat e interesuara për fubollistin shqiptar.
a.ç