Shkodra është qyteti i rradhës ku maturantët protestojnë ndaj Ministrisë së Arsimit për testin e Gjuhës dhe Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar dhe vlerësimi nuk është bërë i saktë. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje për rivlerësimin e testit, ndryshe nuk do të hyjnë në provimet e tjera.
Sipas tyre testi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor. Ata paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm nëse Ministria e Arsimit nuk tërhiqet.
Të pyetur se çfarë kërkojnë maturantët nga kjo protestë, përgjigjja është:
“Ne kërkojmë drejtësi për provimet, për arsim për çfarëdolloj fushe. Të bëhet ajo që flitet”, duke shtuar se do të mbështesin protestën e maturantëve në Tiranë, të cilët kanë deklaruar se nuk do të futen në provimin e radhës nëse nuk do të tërhiqet Ministria e Arsimit.
“Një bojkotim i provimeve do të jetë më mirë se këto protesta”.
/e.rr