Maturanët që nuk kanë marrë notë kaluese në provimet e maturës shtetërore, do të testohen në vjeshtë sipas datave që do të caktohen nga Ministria e Arsimit.
Agjencia kombëtare e provimeve duhet të ketë përfunduar korigjimet e testeve deri në datën 7 korrik.
Ndërkohë për të gjithë maturantët që nuk kanë marrë provimet e detyruara apo me zgjedhje provimi i radhës do të jetë i vjeshtës që do jetë në fund të muajit gusht.
Aplikimet në universitete do të nisin pas datës 20 korrik dhe këtë vit do të bëhet online, do të bëhet siç është bërë në të gjitha vitet. Aktualisht, AKP po korrigjon testin e lëndëve me zgjedhje./a.k