Ousmane Dembele, sulmuesi i Barcelona-s, e ka nisur më mirë këtë sezon në krahasim me vitin e kaluar. Pavarësisht nga kjo, ai vazhdon të kritikohet për paraqitjet e bëra me kombëtaren.
Shoku i tij te Franca, Blaise Matuidi, ka vendosur t’i dalë në mbrojtje. “Ne jemi të kënaqur me atë që po bën ai”, ka thënë mesfushori i Juventus për mediat.
“Ai është pjesë e një klubi që do ta ndihmojë të përmirësohet. Por është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. Ka bërë paraqitje të mira te Barcelona, një skuadër që ka shumë lojtarë të tjerë cilësorë. Ka të gjithë të ardhmen përpara”.
Dembele ka luajtur 10 ndeshje me Barcelona-n në këtë sezon dhe ka shënuar pesë gola në total.
/b.d











