Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ka deklaruar se Neymari ndihej nën hijen e Lionel Messit në Camp Nou dhe për këtë arsye është larguar drejt PSG-së.
Neymar kompletoi kalimin te PSG-ja gjatë gushtit për 222 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
“Askush nuk mendoi se do të largohej nga Barcelona. Por futbolli është i paparashikueshëm dhe këto gjëra ndodhin, por unë besoj se ai gjithmonë ndihej nën hijen e Lionel Messit”, ka thënë Mathieu për EFE.Neymari ka shënuar pesë herë në gjashtë lojë për PSG-në. (b.an)










