Maternitetet, janë ndoshta ambientet në të cilat zhvillohet një punë që kërkon shumë vëmendje, përkushtim, dashuri…dhe pse jo edhe kushtet e duhura. Sepse ardhja në jetë e fëmijëve, është nga ato momente që gjithësecilit i mbetet në mendje kur bëhet prindër.
Kështu, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” rikonstruktuan ambientet e Garderobës së Obstetrikës. Rikonstruksioni u mundësua nga Ministria e Shëndetësisë me një vlerë prej 2.950.000 lekësh dhe blerja e rafteve nga të Ardhurat Dytësore të spitalit “Mbretëresha Geraldinë” me një vlerë prej 3.000.000 lekësh.
Ndryshimi ëshhtë i dukshëm ku ambientet tashmë i ngjasojnë atij të një spitali dhe ku edhe personeli i obstetrikës ka tashmë raftet personale dhe gëzon nje ambient të përshtatshëm për vendosjen e sendeve të tyre.