Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, një investim i qeverisë shqiptare.
Ministrja Manastirliu ka kërkuar të punohet me ritme më të shpejta, me qëllim përmbylljen e projektit edhe më shpejt se fundi i vitit.
“Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë gati sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se materniteti i ri i Beratit do të ofrojë shërbim të dedikuar për nënat dhe fëmijët afër vendbanimit, Manastirliu tha se hapësira dhe organizimi do të jenë sipas standarteve më të mira.
Materniteti i ri i Berati ka një kapacitet prej 52 shtretër dhe do t’I shërbejë banorëve të të gjithë qarkut.
Përveç maternitetit të ri të Beratit, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.
g.kosovari