• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Materia në Univers

by A R
19/06/2025 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hazbi M. Shehu, Inxh. Gjeolog Nafte, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Ish-Instituti Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, Fier

Materia ndodhet nën efektin e veprimit:

  1. Forcës së fushës gravitacionit
  2. Forcës së fushës elektromanjetike

1 – Forca  e fushës gravitacionit

Forca e fushës së gravitacionit shpreh rëndesën e ҫdo trupi material të ngurtë, të lëngët apo të gaztë. Madhësia e forcës së gravitacionit të ҫdo trupi varet nga dimensionet dhe përbërja lëndore e tij, ndërsa vlera e saj, luhatet nga zero deri në një vlerë maksimale. Për ta ilustruar këtë le të marrim si shëmbull tokën ose planetin tonë. Vlera zero e veprimit të forcës së fushës gravitacionit, ndodhet në bërthamën apo në qëndrën e saj [Figura 1, 2] dhe rritet gradualisht duke shkuar drejt sipërfaqes, ku merrë vlerën maksimale. Duke u larguar nga sipërfaqja e tokës drejt lartësisë, në hapsirë apo atmosferë, veprimi i kësaj force vjenë gradualisht duke u zvogëluar deri sa arrinë në një zonë ndërmjetëse midis dy trupave qiellor. Kjo zonë formon një brez rreth tokës dhe quhet brezi neutral apo kalimtar për në hapsirën tërheqëse të një trupi tjetër qiellor [Figura 3].

Ky ndryshim në madhësinë e veprimit të forcës së fushës së gravitacionit shpreh qartë dhe lidhet me rëndesën apo peshën e trupit përkatës, në rastin tonë të tokës. Si rrjedhojë trupat me peshë më të mëdhe tërheqin trupat me peshë rëndese më të vogël. Pra, trupat me peshë të rëndë tërheqin ato me peshë apo rëndesë më të vogël. Ky bashkëveprim midis trupave nuk ndodhë lehtë, sepse në këtë tërheqje gravitacionale marrin pjesë shumë trupa në hapsirën qiellore dhe pozicioni tyre kondicionohet nga numëri i trupave pjesëmarrës dhe rëndesa e sejcilit, prandaj kemi trupa qiellor apo planete të vegjël që janë të pavarur në hapsirën e Universit, p.sh toka nuk tërhiqet nga dielli, sepse forca e gravitacionit të diellit nuk e mund shumën e forcave tërheqëse të trupave të tjerë, pra dobësohet. Ky është ligji i veprimit të forcave tërheqëse të fushës gravitacionit e kondicionuar nga të gjitha fushat tërheqëse të trupave në veprim.

 Gjithë trupat material të Universit, sipas përmasave, përbërjes lëndore, formave gjeometrike, etj., janë të lidhur dhe të varur nga njeri-tjetri si rrjedhojë e veprimit të fushës së gravitacionit përkatës të tyre. Është pikërisht kjo forcë, që i mbanë ata të lidhur dhe në ekujlibër gjithë universin apo gjithësinë. Pra, si konkluzion nuk ka asgjë të pavarur, të pandryshueshme dhe absolute në Univers. Forca e rëndesës, që vepron mbi ҫdo trup ҫfardo në sipërfaqen e tokës, në terminologjinë e zakonëshme është pesha e tij [1].

Në vitin 1905 Ajnshtajni dha teorinë e pandryshueshmërisë së shpejtësisë së dritës, d.m.th. drita është e pavarur dhe absolute. Kjo ishte bazuar në teorinë e relativitetit të kufizuar. Në studimet e mëvonëshme, Ai arriti në përfundimin se “ecuria e një rreze të shëndritëshme” në praninë e një fushe të rëndesës pëson një farë shmangie, ashtu si dhe një rreze e ndritëshme, që vjen nga një yll i fiksuar, që kalon fare pranë diellit do të shmangej nga trajektorja drejtvizore e saj, me një kënd prej 0.83 sekonda, nëse i fotografojm yjet e fiksuar afër tij gjatë një eklipsi të plotë. Ajnshtajni propozoi për verifikimin e teorisë së tij një vrojtim konkret. Verifikimin e këtij propozimi e realizoi Mbretëria e Bashkuar Angleze. Astronomët e saj zgjodhën vendet ku ekspedita do të kryente punimet dhe konkretisht në Brazil dhe në Afrikën perëndimore. Rezultatet ishin gati të njëjta me ato të Ajnshtajnit, por me një diferencë të vogël midis tyre. Kjo vërtetoi se rrezet e dritës që kalonin afër diellit shmangeshin 1.73 sekonda nga vija drejtëvizore. Kjo do të thotë se rrezet e dritës përbëhen nga materiale mikrogrimcash të materies. Pra, fluksi dritës përbëhet nga një materie e imët. Këtë e vërteton fakti se lëvizja është materie dhe nuk ka lëvizje pa materie, si dhe nuk ka materie pa lëvizje, d.m.th. materia shpreh lëvizjen dhe lëvizja përfaqëson materien [1, 2]. Si rrjedhojë u abandonua mendimi se shpejtësia e dritës është e konstante ose e pandryshueshme. Pra, si përfundim në Univers ҫdo gjë është relative dhe nuk ka asgjë absolute, të përjetëshme. Çdo gjë ndryshon, lëvizë dhe transformohet nga një formë në një tjetër. Kështu, të gjitha forcat e fushave të gravitacionit rreth ҫdo trupi të materies veprojn me njëra-tjetrën dhe formojn ekujlibrin e plotë të ekzistencës së materies në Univers [Figura 3].

Veprimi i forcës të fushës së gravitacionit është unikal në gjithë Universin dhe vepron në ҫdo trup material të tij, edhe tek qëniet e gjalla nga njeriu deri tek mikrobet. Forca e gravitacionit të ҫdo trupi e mban atë të lidhur, ashtu si toka jonë mban të lidhur ҫdo trup që ndodhet në sipërfaqen e saj dhe nuk e lëshon, veҫse kur vepron një forcë më e madhe se ajo e gravitacionit, si p.sh. shkëputja e anijeve kozmike nga toka për në hapsirë. Kështu ndodh edhe me qëniet e gjalla. A ka njeri t’ja shkëpusi fëmijën nënës, që e ka lindur, vetëm atëherë kur ja marrinë me forcë. Forca e saj e mban atë të lidhur me fëmijën, është pikërisht veprimi i fushës së gravitacionit të nënës ndaj fëmijës. Pra, vërtetohet se në gjithë Universin dhe në ҫdo pjesë përbërëse të tij, forca e fushës së gravitacionit është unikale dhe vepron në ҫdo pjesë të materies. Ky veprim ndodh edhe tek mikrobet që veprojn në të gjithë botën. Mikrobi lindi, vepron mbi të gjitha qëniet e gjalla dhe pastaj vdesë ose zhduket, sepse mundet nga veprimi i fushës së gravitacionit që krijohet nga njeriu nëpërmjet përdorimit të medikamenteve. Kështu ndodhë në ҫdo pjesë përbërëse të materies në Univers. Por ndërsa forca e fushës së gravitacionit mban të lidhur fortë ҫdo pjesë të materies së të gjitha trajtave të ngurtë, të lëngët apo të gaztë, duke vepruar njësoj mbi të gjitha pjesët e saj, të ngurtë apo të gjallë, ekziston edhe një forcë tjetër, që bënë veprimin e kundërt me atë. Kjo është veprimi i forcës ELEKTROMANJETIKE, e cila kërkon ta ndajë apo ta shkëpusi ҫdo pjesë të materies. Pra, në Univers ekzistojnë dy forca të kundërta: forca e fushës gravitacionit, që kërkon të mbajë me forcë ҫdo pjesëzë të materies, si nëna fëmijët e saj dhe ajo e fushës elektromanjetike, që kërkon ta shpërthej materien, ta ndajë atë në pjesëza më të vogëla. Pra, forca e fushës së gravitacionit kërkon bashkimin, ndërsa ajo e fushës elektromanjetike kërkon ndarjen apo shkatërrimin e saj. Këto dy forca janë zotëruesitë e gjithësisë apo Universit, janë themeluesitë dhe reformuesitë e tij.

2 – Forca e fushës elektomanjetike

Forca e fushës elektromanjetike ndodhet brenda ҫdo materie. Ajo lind si rezultat i zbërthimit të elementeve radioaktivë dhe krijon një energji të jashtëzakonëshme, e cila shprehet me formulën e njohur të Ajnshtajnit: E = mc2 [1, 2]. Në saj të kësaj energjie, materiali brenda materies shkrihet dhe kalon në gjëndje të lëngëshme me viskozitet të lart. Si pasojë rritet volumi dhe presioni në brendësi të saj. Në saj të këtij ndryshimi ajo kërkon të shpërthej duke lëvizur drejtë sipërfaqesë tokës, ku kundërpresioni apo presioni gjeostatik është më i vogël. Krijohen ҫarjet dhe në rastin e planetit tonë, kjo masë e lëngshme në formë llave, mund të dali në sipërfaqen e tokës në formën e vullkanit dhe krijon tërmetet sipërfaqësor ose mbetet brenda sipërfaqes tokës dhe formon tërmetet nëntokësor. Kështu shpjegohen disa tërmete që ndodhin në vendin tonë dhe rreth mesdheut [7, 8].

Çdo trup material ka një fushë elektromanjetike brenda tij, forca e së cilës varet nga sasia dhe cilësia e materialit radioaktiv, që zotëron trupi përkatës. Ekzistenca e fushës elektomanjetike ekziston edhe brenda qënieve të gjalla. Ajo vepron ose i godet ato në zonat apo pikat më të dobëta, atje ku forca e fushës së gravitacionit është më e dobët, duke shkaktuar kështu vatra sëmundjesh të rënda, që paraqiten të vështira për tu kuruar? Pra, ka një luftë të pandërprerë midis forcës së fushës së gravitacionit dhe asaj elektromanjetike. Forca e fushës së gracvitacionit forcohet gjatë lëvizjeve trupore të materies përkatëse dhe shton vlerën e saj, për të përballuar sulmin, që i vjenë nga forca e fushës elektromanjetike. Kur forca e kësaj fushe arrinë të mund atë të fushës së gravitacionit shkatërrohet trupi material, qoftë ky i ҫfardo lloj forme dhe e copëton atë. Kështu shpjegohet shkatërrimi apo copëtimi i ҫdo trupi qiellor, nga yjet gjigandë deri tek trupat më të vegjël. Kështu shpjegohet edhe krijimi i sëmundjeve të rënda, të pashërueshme, që ҫojnë në vdekjen e qënieve të gjalla. Lufta midis këtyre dy forcave është e vazhdueshme dhe e përjetëshme, ku herë fiton njëra dhe herë tjetra. Kjo është arsyeja përse materia në Univers ndodhet gjithmonë në riformim. Pra, trupat material të ҫfardo lloji transformohen nga një formë në tjetrën, por kurrë nuk zhduken dhe përfundimisht materia nuk humbet, në saj të bashkëveprimit midis këtyre dy fushave, por vetëm transformohet [4, 5, 6]. Në Univers asgjë nuk zhduket, por vetëm transformohet.

Deri tani shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojn nëse ҫka është e pandryshueshme dhe absolute në Univers, duke përfshirë edhe mendimin e Ajnshtajnit se, shpejtësia e dritës është e pandryshueshme, që ai e paraqiti në vitin 1905. Më vonë, duke punuar për këtë problem, Ai vërtetoi mbi baza shkencore se edhe ajo është e ndryshueshme dhe varet nga fusha e gravitacionit, të cilën e argumentoi ekspedita angleze. Pra, vetëm ligji i transformimit të materies është absolut dhe i përjetëshëm se: “materia transformohet duke kaluar nga një formë në tjetrën, por kurrë nuk asgjesohet”. Bazuar në këtë ligj analiojmë se ҫdo trup pavarësisht nga përmasat, gjëndja e tij, përbërja, etj., lind, zhvillohet dhe vdesë në kuptimin figurativ, ndërsa konkretisht me një fjalë shprehet “transformim” i materies. Edhe yjet gjigandë që copëtohen në copëza më të vogëla nga veprimi i fushës elektromanjetike, përsëri i nënshtrohen veprimit të forcës së gravitacionit dhe riformohen. Pra, forca e fushës elektromanjetike i shkatërron, ndërsa ajo e fushës së gravitacionit i riformon ato.

Veprimi i këtyre dy forcave e transformon materien nga një formë në tjetrën dhe gjithmonë bashkëveprojn në rinovimin e saj në Univers. Ky proces apo ligj i lindjes, zhvillimit dhe vdekjes, d.m.th. i transformimit të materies vepron kudo, sado e fortë apo e butë të jetë ajo. Le ta konkretizojm këtë në qëniet e gjalla. Ne shohim ҫdo ditë se disa njerëz lindin, disa vdesin dhe të tjerë zhvillohen [3]. Ky është ligji i jetës njerëzore, i kafshëve, etj., dhe shprehet qartë edhe në qëniet mikroskopike, pra në gjithë botën organike. Në saj të veprimit të fushës elektromagnetike shpërthejn mikrobe të rinjë që zhvillohen duke mëposhtur forcën e fushës së gravitacionit, e cila ndodhet në qëniet e gjalla në mbrojtje të tyre. Le të marrim si shëmbull njeriun, ku mikrobet veprojn dhe e infektojn trupin e tij në shkallë të ndryshme, deri sa mund të arrijnë ta vdesin atë, siҫ ishte Covidi-19, etj. Këto mikrobe arritën kulmin e zhvillimit të tyre dhe më vonë fuqia e tyre vepruese gradualisht ra, sepse ato u dobësuan, tashmë ato nuk paraqesin më rrezik dhe vjenë një kohë kur ato do vdesin (në kuptim figurativ). Pra, materia në Univers, në të gjitha format e saj, i nënshtrohet këtij ligji. Nuk ka mrekulli në Univers. Atë që njerëzit e quajnë mrekulli është mosnjohja e ligjeve të natyrës në Univers. Njehësimi i dy fushave, konkretisht fushës së  gravitacionit me atë elektromanjetike, formon njësinë unikale globale në Univers. Çdo trup material apo materie i zotëron apo i ka të dy fushat, atë të fushës së gravitacionit apo forcës së rëndesës dhe fushën elektromanjetike. Nga të gjithë trupat material duhet të veҫojm trurin e qënieve të gjalla.

3 – Truri i qënieve të gjalla

Truri është porta biologjike nga e cila hyjnë sinjale dhe dalin prodhimet e mëndjes njerëzore. Ai është një copë mishi, por me karakteristika krejt të ndryshme nga llojet e tjera. Se pari, truri ka një ngjyrë karakteristike origjinale, të pakrahasueshme me asnjë lloj mishi, ndodhet brenda një guacke kockore, por jo e ngjitur me të siҫ janë mishrat e zakonshëm dhe me një pozicion vendosje të veҫantë, tipike që duket sikur e ka vendosur një dorë apo forcë e jashtëme më shumë kujdes, nuk ka lidhje me pjesët e tjera të trupit, por është në kolltukun e urdhëruesit për të gjitha ato [Figura 5]. Gjithashtu duhet theksuar se ka një shije tipike të veҫantë nga të gjithë pjesët e trupit të qënieve të  gjalla. Si ka evoluar truri i njeriut, që ka studjuar materien në Univers? Në fillim të jetës njerëzore truri i njeriut nuk ka funksionuar si sot. Njerëzit në atë kohë nuk orientoheshin si individ, por të gjithë ecnin bashkë në turma, se truri nuk funksiononte individualisht ose më thjeshtë nuk ishte në funksion të individit. Lind pyetja se kur ai filloi të funksionoj në shërbim të njeriut si individ? Truri filloi të punojë për individin atëherë kur njerëzit, që ndodheshin në pjesët anësore të grumbullit dhe ishin në kontakt me kafshët e egra, me shkëmbinjtë ose me ujin e lumenjëve, etj., ju duhej të mbroheshin duke lëvizur duart apo këmbët dhe kokën, pra, gjymtyrët e tyre. Atëherë truri i tyre filloi të zhvillohej, të punonte për individin apo njeriun në veҫanti. Pikërisht ky është fillimi i zhvillimit të trurit të njeriut. Pra, nevoitej një ngacmim i jashtëm, që të vinte në lëvizje atë. Më vonë njerëzit filluan të ndaheshin duke formuar grumbujë më të vegjël dhe për tu mbrojtur nga kafshët e egra ndërtuan kasolle, etj. Pastaj, duke ngrënë mishin e gjallë pranë zjarrit, qëllonte të binte në zjarr ndonjë copë dhe kur atyre ju pëlqeu mishi i pjekur, atëherë ata filluan ta pjekin atë. Kështu gradualisht u zhvillua truri dhe jeta njerëzore. Pra, si konkluzion, truri nuk u zhvillua vetë, por në saj të ngacmimeve ambientale nga jashtë. Ky arsyetim i zhvillimit duket llogjik dhe i arsyeshëm, sepse vërtetohet dhe sot.

Prindërit i dërgojn fëmijët në shkolla, që të zhvillojn trurin si pasoj e mësimeve që marrinë atje. Pra, mësimet dhe mësuesitë janë ngacmimi i jashtëm, që ndikojn në zhvillimin e trurit. Edhe sot, njerëzit që kanë mbaruar studimet në shkolla, akademi paraqiten shumë më të zhvilluar se ata pa shkollë ose konkretisht njerëzit nëpër qytete janë më të zhvilluar se ata në fshatra. Pra, zhvillimi i njeriut apo i njerëzimit kondicionohet nga ngacmimet e jashtme të ambientit ku jeton. Truri i njeriut prodhon ide, d.m.th. materia prodhon idetë, por jo ҫdo lloj mishi ose materie prodhon ide. Është vetëm veti e trurit ajo që prodhon idetë, pra, truri është një masë e veҫantë, speciale, që deri më sot njeriu nuk e ka kuptuar. Mendja e njeriut, si produkt i trurit ka studjuar dhe studjon Universin, ka zbërthyer gjithësinë, krijoi dhe komandon aparatura të fuqishme, ka arritur kulmin shkencor të zhvillimit, por njeriu apo truri i tij nuk ka arritur të njohë vetëvehten: ҫfarë është kjo masë trunore kaq speciale?, nga erdhi dhe si u burgosë në atë guackë, si drejton trupin dhe gjymtyrët e tij, si analizon dhe shpjegon gjithë të fshehtat e Universit dhe fenomenet rreth tij?, por jo vetëvehten. Pra, truri i njeriut ka ngecur tek vetëvehtja!

Nga qëniet e gjalla po analizojmë NJERIUN: Njeriu si ҫdo materie i zotëron të dy fushat:

Fushën e gravitacionit ose të rëndesës, e cila shpreh peshën e trupit të njeriut. Kur ai dobësohet, d.m.th. bije nga pesha dhe fusha e rëndesës zvogëlohet, sepse forca lidhëse e qelizave të trupit zvogëlohet në krahasim me forcën lidhëse të qelizave të një trupi me peshë normale. Në këtë rast, nga zbërthimi i elementëve radioaktivë në trupin e njeriut krijohet fusha elektromanjetike dhe si pasojë disa pjesë të tij pësojn goditje të fuqishme, sepse dobësohen lidhjet, pra ndodhë ndryshimi, nga gjëndja e ngurtë në të butë, lëngëzimi ose thyerja që mund të jenë qëndra ose baza për lindjen e sëmundjeve të rrezikëshme për njeriun! Prandaj mjeku gjatë kontrollit fizik të matë peshën. E njëjta gjë ndodhë kur njeriu kalon mbipeshë, sepse qelizat ngjishen fortë midis tyre dhe kjo shkakton zbërthimin e elementëve radioaktivë dhe krijimin e fushës elektromanjetike, që luanë të njëjtin fenomen si në rastin kur zvogëlohet pesha e trupit. Pra, veprimi i fushës elektromanjetike tek qëniet e gjalla dhe konkretisht tek njeriu luan rol negativ, sepse krijon kushtet për sëmundje deri të pashërueshme. Ashtu si gjithë trupat material të gjithësisë, ku forca e fushës gravitacionit përpiqet të ruajë lidhjen midis tyre në Univers, ashtu edhe tek njeriu ajo mundohet ti mbajë të gjitha pjesët e trupit të lidhura, ndërsa forca e fushës elektromanjetike kërkon ti dobësoj ato, ti ndajë në pjesë dhe ti shkëpusi nga qendra e trupit. Po të pranohet se ekziston vetëm forca e fushës së gravitacionit, atëherë duhet të pranojm se materia është e padryshueshme dhe do të ishte stabël, e përherëshme. Por ekzistenca e të dy fushave, gravitacionit dhe fushës elektromanjetike, bënë që materia është nën influencën e dy forcave të kundërta, ku njëra krijon dhe tjetra shkatërron, d.m.th. materia do të jetë gjithmonë e rinovueshme, e lëvizëshme dhe në saj të veprimit të tyre ajo gjithmonë transformohet nga një formë në një tjetër dhe nuk krijohet asgjë e re!

Lidhur me veprimin e këtyre dy fushave njeriu duhet të bëhet doktor i vehtes, të kontrolloj vazhdimisht peshën e tij. Të bëjë lëvizje fizike, ecje dhe të merret me gjimnastikë. Të mos pijë duhan, pije alkolike, kafeinë, të zgjedh ushqimin që i pranon stomaku i tij, të ushqehet në formë optimale, që të mos krijoj kriza pas ngrënies, të largoi shqetësimet apo streset, ti krijoi vehtes qetësi shpirtërore, të largohet nga lojrat që sjellin shqetësime, si bixhozi, etj. Pra, po të arrijë të bëhet doktor i vehtes do të arrijë, që të dy fushat që veprojn në Univers nuk do ta dëmtojn, por do ti shërbejn atij.

Permbajtja:

1 – Forca  e fushës gravitacionit

2 – Forca e fushës elektomanjetike

3 – Truri i qënieve të gjalla

Referenca:

[1] Filip Frank – Albert Ajnshtajn (life and Epoca)

[2] Albert Einstein – Ideas and opinions, New york, 1954

[3] Ten Nield – Supercontinent, ten billion years in life of our planet, 2007

[4] Simon  Lamp, etc. – Earth story, the forces that have shaped our planet, 1998

[5] Tim  Flannery – Here on earth, natural history of our planet, 2010

[6] Katherine Cullen (Ph.D) – Earth science, 2006

[7] Prof. Dr. Ismail Turku – Shpërthimet vullkanike në Shqipëri, 2015

[8] B. Papazachos, Alexandros Savvaidis, C. B. Papazachos, E. Sulstarova – Atlas of

iso-seismic maps for shallow earthquakes in Albania and surrounding area, 1951-1990

Next Post
Kush mungoi në festën e 34-vjetorit të PS?

Kush mungoi në festën e 34-vjetorit të PS?

Comments 1

  1. Arben Ndini says:
    3 weeks ago

    Artikull shume informativ, e lexova me nje fryme.
    Shume domethenese dhe thelbesore ishte te kuptoja se si forca gravitacionale ndihmon nenen qe te kete nje lidhje te qendrueshme me femijen e saj. Ndarja ne kete rast, eshte shume me e dhimshme se ajo qe shkakton ndarja nukleare, apo ajo e fushes elektro magnetike.
    Profesori thote se deri me sot truri akoma nuk ka mundur te studioje veten e tij deri ne fund. Une jam besimplot dhe kam vertet shprese se nuk eshte e larget dita qe vet truri do ta kete mundesine te njohe veten e tij. Sot truri eshte i “rrethuar” dhe nuk ka asnje mundesi tjeter vec se te njohe mire dhe ta studioje mire veten e tij.
    Ju falenderoj Prof. Hazbiu dhe Java News per keto shkrime kaq domethenes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In