• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mat-Klos/ Rama vijon me turin e falënderimeve pas fitores në 14 maj: Përmbysjen e ngjyrave në hartë, ta kthejmë të tillë edhe në zhvillim ekonomik

by Java News
22/05/2023 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki. Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së.

Ai tha se vetë ndryshimi që bashkitë kanë pësuar nën drejtimin e PS, tegon se vota është shumë e vlefshme në politikë për të bërë të mundur ndryshimin në zona ku sipas tij për dekada nuk janë bërë investime sa janë bërë në 4 vitet e fundit.

“Nuk kemi ardhur për t’ju kërkuar vota por për t’ju falënderuar. Ju e bërë detyrën tuaj, tani na takon neve të bëjmë tonën që këtë besim t’ua kthejmë në punë të mira dhe mirësi dhe mbarësi për komunitetin tuaj.  Shpeshherë dikush pëlqen t’i bjerë shkurt, të thotë se vota nuk ka vlerë por besoj se edhe këtu në Mat ashtu si në vende tëtjera, kushdo që sheh me sytë e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen, nuk janë të gjithë njësoj. E vërteta është që gjërat kanë ndryshuar dhe besoj se në këtë votë kaq plebishqiptare për PS është konfirmimi i besimit”- tha Rama.

Duke përmendur Bulqizën dhe Klosin, Rama tha me batutë se edhe pse këto dy bashki të qarkut Dibër njiheshin si vendi ku burrat dominonin dhe për ta krijoheshin legjenda, tashmë të dy bashkitë do të drejtohen nga dy gra.

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera.

Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzkaonsdhme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”- shtoi kryeministri.

Ai falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit. Ai shtoi se fitorja e PS nuk është rezultat i mirë vetëm për këtë parti por për të gjithë Shqipërinë.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë në votim, sepse nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin për votën e një vote për Like Floririn, duke i hequr një votë atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve të tyre personale. Ky nuk është rezultat i mirë për PS, është rezultat i jashtëzakonshëm për SHqipërinë. Është përmbysja ngjyrash në hartë, ta kthejmë përmbysje në ekonomi, në të gjitha”- u shpreh Rama.

Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të kthehet në vepra më të shumta se në çfarë është investuar gjatë këtyre 32 viteve në zonat ku më parë ka qeverisur PD./m.j

Next Post
Eksperti: Ka prova të pakundërshtueshme për Belerin! Është informuar Greqia dhe kancelari të tjera…

Dosja e Fredi Belerit: Para, pensione dhe nënshtetësi greke në këmbim të votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In