Një shtetas 30 vjeçar është gjendur i vdekur në ambientet e banesës së tij në Fshatin Dorjan në Mat. Me ardhjen e policisë në vendngjarje, është konstatuar se Behar Haxhiu ishte qëlluar me plumba automatiku, të cilat i kanë marrë dhe jetën.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të panjohura teksa forcat policore po punojnë për zbardhjen e tyre.