Për këtë maskë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë duhen vetëm një vezë e freskët, dy enë të vogla, një furçë, një pirun, një peshqir i lagur dhe disa fasho.
Përgatitja: Ndajmë veç të verdhën e vezës nga e bardha në enët e mësipërme. Me një pirun rrahim të bardhën dhe me furçë e përhapim në fytyrë. E mbulojmë me fasho dhe e lyejmë përsëri sipër tyre. E lëmë për 30 minuta, heqim ngadalë fashot dhe e pastrojmë me peshqirin e lagur.