Maskat grabisin një banesë në fshatin Larushkë të Fushë Krujës dhe terrorizojnë familjen.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ndërkohë vetëm sot bëhet publike.
Persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesën e shtetasit Nue Lata. Autorët e krimit kanë lidhur këtë të fundit dhe kanë ushtruar terror ndaj familjes.
Ata janë larguar nga banesa duke marrë një kasafortë ku ndodhej një sasi lekësh që nuk bëhet me dije.
Ndëkorhë, grabitësit janë larguar me automjetin e familjes që ndodhej në oborrin e banesës me targa AA 642 HD./a.m.