• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maskarada e Lulzimit me “listat e reja”

by Artur Ajazi
24/09/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Humbësit e 2017, do të jenë sërish në listat e reja të Lulzim Bashës. Ata që 4 vjet më parë, nuk u votuan as nga lagja e tyre, në 25 Prill 2021, do të jenë në listat e reja të Partisë Demokratike. Prej ditësh ata janë rikthyer dhe janë dukur në zyrat e degëve të PD në rrethe, duke i “hyrë punës” me bazën e mbetur për të dalë si “kofini pas të vjelit” në sytë e mbështetësve të zhgënjyer. Ajo që po bën Lulzim Basha me “listat e hapura” apo dhe loja me Këshillin Politik, është e njëjtë me “listat e hapura” të kandidatëve të (vjetër) rinj, të cilët pasi të “seleksionohen” do të serviren në mbledhjen e Këshillit Kombëtar si “risi dhe fitues”. Maskarada me listat “e reja” nuk mund të mbulojë  dështimin dhe pazaret e kryetarit të PD me humbësit, madje as duke i degdisur ata qytet më qytet. Duke dashur të humbasë vëmëndjen e mbështetësve të tij, nga situata në të cilën gjendet sot ajo parti, Lulzim Basha po luan bixhoz me fatet e PD. Që humbja e saj në 25 Prill 2021 është e sigurtë ajo dihet, edhe që listat “e reja” të kandidatëve po hartohen nga Lulzim Basha dhe do të serviren si “lista me prurje të reja”, edhe kjo nuk diskutohet. Por më e rëndësishme mbetet ajo çfarë kupola drejtuese e SHQUP-it, po u servir çdo ditë shqiptarëve, duke nisur nga propoganda donkishoteske, e duke përfunduar tek bojkoti tinzar i tryezave mes palëve politike. Partia Demokratike e kthyer në çiflik të dyshes Berisha-Basha, nuk ka shanse të diktojë dhe të mbajë peng fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit. Shpikja e komisioneve të “seleksionimit” të emrave, harresa e qëllimshme e premtimit të dhënë nga Lulzim Basha se “propozimet do të vijnë direkt nga baza”, mashtrimi me shifra qesharake propozimesh, apo dhe rikthimi i gardës së vjetër në rrethe, e atyre që humbën dhe u diskredituan në 2017, tregon se pazari për të servirur “shkaktarin  dhe mosnjohjen e fituesit”  në 26 Prill 2021 po vazhdon. Në pothuajse të gjitha degët e rretheve, nga ku  PD ka nxjerrë emra kandidatësh  qysh nga qershori 2017, janë rikthyer kodoshët e skenarit të kryetarit. Ata po mbledhin grupe-grupe mbështetës dhe ekstremistë që akoma besojnë tek “fitorja e Lulzimit”, dhe po përgatisin terrenin  për të afruar apo dhe blerë vota nga elementë të lëkundur. Edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, baza e telendisur e Partisë Demokratike, baza e mashtruar, do të përballet me fytyrat e vjetra të listave të “reja”, të cilët nuk dihet përse do tu flasin në fushatë, çfarë do tu premtojnë  qytetarëve, kur prej afro 2 vitesh, Lulzimi dhe shokët e tij, kanë braktisur institucionet, dhe nuk bëjnë as opozitë. Duke dashur të ecë dhe bëjë fushatë me “ëndrrën kryeministrore”, Lulzim Basha nuk ka preferuar të dëgjojë zërin dhe këshillat e urta të elitës intelektuale dhe kontribuesve të Partisë Demokratike, për të mos vazhduar më tej, dhe për tu dorëhequr. Ai ka vendosur të ecë i sigurtë nga “humbja në humbje”, duke e shtyrë me bojkote dhe djegie mandatesh edhe 4 vitet që vijnë, natyrisht pasi të ketë konsumuar fushatën elektorale me terma të vjetëruar, si  për “taksën  e sheshtë, rritjen e rrogave dhe pensioneve” apo duke manipuluar edhe me protestat e shtresave të ndryshme të shoqërisë, në kohë pandemie. Lulzim Basha, në 26 Prill 2021, do të jetë i vetmi humbës, që do të shpallë “fitoren e vjedhur”, ai do të jetë i vetmi humbës që do ti duhet të japë llogari deri në një, mbi maskaradën e listave apo dhe pazaret e fshehta, për ta përdorur Partinë Demokratike si mjetin e vetëm  në interesin e tij.

Next Post
Hapja e negociatave/ Komisioneri për zgjerimin e BE: Prioritet për Shqipërinë sundimi i ligjit, marrëveshja për “Zgjedhoren” ishte arritje

Komisioneri Varhelyi thirrje politikës në Shqipëri: Gjykata Kushtetuese të ngrihet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Comments 1

  1. Nandi says:
    5 years ago

    Te pakten ne elbasan durres ka gjithe ata qe ishin 2017
    E sigurte di ti humbase

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In