“Janë një mori elementesh që janë vlerësuar. Janë vlerësuar tre indikatorë: sa i përket pozitivitetit, nëse do të kishim raste të shtuara në spital dhe niveli i vdekjeve. Është vënë re se në 5-6 javët e fundit ka filluar një tendencë në rritje e pozitivitetit, por edhe e vdekjeve, në Evropë, por edhe në rajon. Pse duhet të jetë një masë kaq e fortë dhe çudibërëse në popullatë, ndërkohë që shumë vende me kulturë, si Mali i Zi, Kosova, po të shohim vetëm këtë të fundit ka një ulje drastike të rasteve vetëm me respektimin e kësaj mase. Ne nuk kemi një protokoll specifik për Covid, ndaj dhe janë disa lloj masash që në momente të caktuara bëhen decizive për t’u zbatuar”, tha Tomini.