Këshilli Politik për Reformen Zgjedhore ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e parë përballë në kushte të larta sigurie, ku para se palët të hynin në sallën e përcaktuar në Pallatin e Kongreseve, anëtarët janë pajisur me masak, doreza, dezinfektante për duart dhe u është matur temperatura.
Nga ana e saj, OSBE ka reaguar me një shënim mbështetës për takimin, duke theksuar se ka qenë e gatshme të angazhohej për plotesimin e kushteve për këtë takim të rëndësishëm.
Mesazhi i OSBE
Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.
Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm.
Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues.
/e.rr












