Të paktën 10 persona janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në një dasmë në Elbasan.
Tre prej tyre kanë shkuar në gjëndje të rënduar shëndetësore në spital.
Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët janë paraqiturr në spital njëri pas tjetrit duke shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi.
Raportohet se spitali është vënë në gjendje gatishmërie./a.m.