• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtruesi profesionist Lavdimir Muço bën sikur zbulon korrupsion në drejtësi, por përfundon në burg

by Java News
01/11/2017 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet burgim shtetasin Lavdimir Muço, i cili u shpall fajtor për “kallëzim të rremë” lidhur me një “skandal”, që ai pretendonte se kishte zbuluar në sistemin e drejtësisë.

Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2014, ai u dënua me dy vjet burgim për “mashtrim”. Muço e ka shfrenuar fantazinë, duke pretenduar se ka video që provojnë se disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë para në këmbim të lirimit të të arrestuarve. Vendimi është dhënë me 18 tetor të këtij viti për akuzën e “kallë- zimit të rremë”.

“SKANDALI” NË DREJTËSI

I pandehuri Lavdimir Muço, i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën pretendonte se kishte dijeni për disa raste të korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se dispononte regjistrime të pamjeve filmike që provonin pretendimet e tij. Ai është shoqëruar më pas te Krimet e Rënda, ku ka kallëzuar konkretisht disa punonjës të Prokurorisë dhe Gjykatës, si edhe një avokate për përfitime të parregullta me qëllim për të favorizuar disa persona nën arrest.

Ai ka folur për tri episode që ka regjistruar. Në episodin e parë, Muço ka thënë se ka dijeni për përfshirjen e një avokateje nga qyteti i Fierit në një skandal korrupsioni. Sipas tij, avokatja ishte takuar në Tiranë me një person, që kërkonte lirimin e vëllait kundrejt një pagese. Ai ka mashtruar në Prokurori duke thënë se e kishte ndjekur vetë rastin dhe kishte filmuar edhe momentin kur një gjyqtar kishte marrë paratë nga avokatja për lirimin e të akuzuarit.

Në episodin e dytë, Muço ka thënë se ka dijeni për një prokurore që ka marrë para nga një vajzë tjetër për të pushuar një çështje në ngarkim të vëllait të saj, që akuzohej, sipas Muços, për tentativë vrasjeje. Edhe episodi i tretë është i ngjashëm, ku ai pretendon se ka filmuar një prokuror që merr 10 mijë euro për të nxjerrë një trafikant nga burgu.

PROVAT INEKZISTENTE

Në dosjen e Prokurorisë, shkruhet se Lavdimir Muço pretendonte se filmimet i kishte në një apartament në Tiranë dhe hetuesit e kanë shoqëruar drejt apartamentit për të marrë videot. Ai ka pretenduar se çelësat e apartamentit i mbante djali i xhaxhait, por nuk pranoi të jepte emrin dhe numrin e telefonit të tij. Por nuk mbaron me kaq, nga verifikimet që Prokuroria bëri në ZVRPP, rezultoi se Muço nuk kishte asnjë apartament në pronësi të tij dhe se e gjitha ishte një sajesë. panorama

ma.me

Next Post
Holandë/ Prangoset banda e 7 shqiptarëve që trafikonin kokainë

Holandë/ Prangoset banda e 7 shqiptarëve që trafikonin kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In