Mbeten në burg Rexhep Dauti dhe Sokol Nasufi të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje me anë të mashtrimit. Për skemën mashtruese financiare në fushën e kromit, me një vlerë rreth 1 milion dollarë, gjykata vendosi masën e arrestit në burg për shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti. Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.