• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtruan 225 persona për viza kanadeze, pas nënës edhe vajza në burg

by A R
05/07/2018 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën 30-vjeçaren Adeila Makashi, e cila bashkë me të ëmën, Lule Makashin, janë dënuar për mashtrim me vizat kanadeze të rreth 225 personave.
Në një kohë që nëna e saj ndodhet duke vuajtur dënimin, e bija ishte me masën “detyrim paraqitjeje”, kur u dha vendimi prej 4 vitesh heqje lirie ndaj saj. Vendim që u ekzekutua të hënën nga ana e Policisë së Tiranës.

Adeila Makashi, së bashku me nënën e saj Lule Makashi, u prangosën fillimisht në prill të 2016-s, pasi 26 persona i kishin denoncuar në Polici për mashtrim dhe Gjykata e Tiranës i la në burg. Adeila u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Apelit dha dënimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite për 30-vjeçaren. Falë gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar 54- vjeçarja u dënua me 6 vite burg dhe e bija me 4. Në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

KERKESA E PROKURORISE

Prokuroria kërkoi 18 vite burg për nënë e bijë, Lule dhe Adeila Makashi, të cilat rezultojnë se kanë mashtruar 225 shqiptarë, të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim. Nënë e bijë u premtonin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjencisë së punësimit “Ande-Lm”. Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim disa herë. Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjektit juridik “Ande-Lm” me gjobë në vlerën e 5 milion lekëve, dënim 10 vite të Lule Makashit dhe 8 vite për Adeila Makashin.

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore Lule Makashin është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuara, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit, duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit. Për çdo aplikant plotësohej një kontratë shërbimi, në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqjeje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës. Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë./Panorama

Next Post
FOTOT/ Çfarë ndodhi në Kuvend, Ramën e kap ‘dhimbja e kokës’, opozita ‘flet me veten’

Teatri "ndez" sot Parlamentin, protestë jashtë sallës, opozita: Gati për çdo hap!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In