Një vajzë ka rënë në prangat e policisë ndërza akuzohet për përvetësimin e 4450 eurove në mënyrë të padrejtë.
Policia e Shkodrës njofton se është arrestuar shtetësja Arnisa Kopliku, e cila ka mashtruar disa qytetarë me biletat e avionit.
Ndalimi i Koplikut erdhi pas denoncimit të 3 shtetasve. Mësohet se ajo prenotonte biletat për udhëtime dhe pasi i pajiste klientët, më pas i anulonte ato.









