Tre persona u arrestuan në flagrancë nga policia e Kukësit, në operacionin e koduar “Buyers”, të cilët blinin produkte dhe përfitonin shërbime duke mashtruar me para të falsifikuara.
Në pranga ranë shtetasit: Sh. J. 23 vjeç, U. B. 18 vjeç dhe B. D. 18 vjeç, të tre banues në fshatin Vilë, Kukës.
Të ndaluarve u janë sekuestruar mjetet tip “Benz” dhe “Toyota”, 8 kartëmonedha me prerje 100 euro të dyshuara të falsifikuara, si dhe dy aparate celularë.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre personat e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer aktivitet të shtrirë në periudha kohore dhe vende të ndryshme, në qytetin e Krumës dhe Kukësit, pranë pikave të karburanteve, marketeve dhe subjekteve të ndryshme tregtare, duke përfituar me anë të shkëmbimit me kartëmonedha të falsifikuara, mallra dhe shërbime të tjera”, – thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r