• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

by E S
12/04/2026 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar bonusin për pensionistët qesharak.

Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, që sipas tij shpaloset edhe në shifrat e EUROSTAT.

Kryedemokrati vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja dhe deklaroi se ekonomia ndodhet në rënie, me tkurrje të prodhimit dhe eksporteve.

Videomesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare. Në monologun e tij të mashtrimit javor, Edi Rama sërish u rrek, u përpoq t’ju bindë ju se ka rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. E vërteta është që bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët. Janë 2 kile domate në muaj. Kjo është shtesa e pensioneve sipas qeverisë aktuale. Përveç kësaj, rrogat sërish mbeten rrogat më të ulëta në rajonin tonë, ndërkohë që në vitin 2013, ato ishin rrogat më të larta të rajonit. Sot, ai paraqiti si një sukses të madh konventën e diasporës. Me këtë rast duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e diasporës, kudo që janë, edhe ata që vijnë në këtë konventë, por u theksoj se mikpritësi juaj është një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të ekzistencës së tij, jo në dekada, por dhe më shumë. Ju rikujtoj të dashur shqiptarë të diasporës se vetëm në 10 vite të qeverisjes së tij, nga ky vend janë larguar 1.099.000 shqiptarë sipas Eurostatit dhe të gjithë këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur zona të tjera. Pra të paktën 45 deri në 47% të shqiptarëve u larguan nga Shqipëria dhe sot Shqipëria ka atë lindshmëri që kishte 100 vite më parë. Ky zbatoi me përpikmëri platformën e Çubrilloviçit në këtë vend. Së fundi, foli për raportet e Bashkimit Europian. Sërish mashtroi. E vërteta është që IBAR, pas pesë diskutimesh në forumin përkatës të Bashkimit Europian, nuk u miratuar për shkak të bllokimit që Edi Rama i bëri arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij dhe për shkak të bllokimit të hetimeve që janë bërë për akshin për të mbrojtur bashkëshorten e tij dhe rrethin e tij familjar. Pra, mund të themi se seriali i mashtrimeve të kësaj jave nuk ndryshonte nga të tjerët. Po kështu, foli për investimet e huaja, 1.6 miliardë euro. Duhet të theksoj se nga këto 1.6 miliardë euro sipas INSTAT-it, 800 milionë nuk janë investime të huaja, por janë reinvestime të parave shqiptare nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri. S’kanë asnjë gjë të përbashkët me investimin e huaj. Resti që është, 30% e tyre janë blerje nga shqiptarët të apartamenteve në Shqipëri. Kurse 18% mbeten gjithsej apo rreth më pak se 300 milionë euro janë investime direkte. Pra investimet e vërteta direkte në Shqipëri kanë rënë në nivelet e viteve 2004-2008 dhe janë ndër më të ultat e kohës. Sigurisht, blerja e apartamenteve është një investim, por një investim pa frut, i cili nuk sjell punësim, nuk sjell prodhim. Kështu që, edhe në këtë rast duhet të shtoj, prodhimi industrial është në recesion, prodhimi bujqësor është në recesion, eksportet kanë rënie dramatike. Ekonomia, rritja me të cilin rreh gjoksin Edi Rama, është një rritje që diktohet tërësisht nga taksat e larta dhe numri i madh i rrogëtarëve në borderot e shtetit.

Next Post
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In