• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

by Os De
19/01/2026 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK, në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. 

Pas daljes së tij, ai foli për gazetarët, ku u ndal te operacioni i SPAK te një call center në Tiranë, për të cilin tha se ishte dekonspiruar. 

Berisha deklaroi se në këtë qendër të goditur nga SPAK, sipas tij, qytetarëve evropianë u vidheshin rreth 30 milionë euro në muaj. 

“Çfarë pashë aty unë: call center. Kishin hapur call center forex, komandohej nga Altin Troplini. Dështuan operacionin dyvjeçar. Nuk e dështuan plotësisht, sepse nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh, më të shquarit në Evropë në llojin e tyre. Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Janë 200 sipërmarrje, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrim. Mashtrojnë qytetarët dhe call center-i, i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim”, tha Berisha. 

Sipas tij, kjo veprimtari nuk goditet nga policia, pasi zyrtarët e policisë paguhen për të mbyllur sytë ndaj këtyre qendrave. 

“Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e gjitha nën mbikëqyrjen e narkopolicisë, njësoj si dikur për çdo rrënjë kanabisi paguhej tarifa prej 300 eurosh, kur ato ishin të shëndetshme dhe jepnin një mijë euro fitim. Çdo qendër, për çdo kompjuter, paguan tarifë zyrtarëve të policisë, të cilët mbyllin sytë ndaj këtyre vjedhjeve që ushtrohen në këto qendra.” 

Berisha u ndal edhe një herë te skema e këtyre call center-ave dhe më pas tha se në Shqipëri dekonspirohet çdo gjë. 

“Viktimave u thuhet: ‘Sill shumën se do marrësh kaq, ke humbur në bursë, do ta gjejmë ne kaq’, e të tjera me radhë. Kjo veprimtari e shtetit mafioz, ju e patë kati i trembëdhjetë, ku agjentët e Le Iene kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informacion ekipit që hetonte. Kanë foto dhe dokumente ata. Kur shkuan, e gjetën dhomën të boshatisur, sepse i kishin hequr të gjithë kompjuterët, çka vërteton edhe një herë deklaratën e prokurorit të antimafias së Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse të dekonspirojnë çdo gjë. Është e pamundur të përfundosh një hetim”, tha ai. 

Next Post
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In