• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me tenderin e Unazës, Avdjol Dobi i ‘DH-Albania’ shpallet në kërkim policor

by Java News
09/01/2019 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avdjol Dobi, administratori i kompanisë shqiptare “DH-Albania”, e cila rezultoi fituese e dy tenderave 18 milionë dhe 12 milionë eure, për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë nga Burreli në Peshkopi, rezulton i zhdukur. Momentalisht prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë dijeni se ku fshihet ky person, i cili është thirrur nga prokuroria tre herë dhe në asnjë rast, Dobi nuk i është përgjigjur, kërkesës së hetuesve për tu paraqitur dhe dëshmuar në prokurori, rreth skandalit të fitimit të dy tenderave publikë me vlerë 30 milion euro, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Madje me shpresën se do të gjente në ambjentet e punës apo në banesën e tij të banimit, prokuroria ka urdhëruar policinë e Tiranës që ta shoqëronte forcërisht Dobin në polici, ku dhe të merej në pyetje. Kontrolli policor nga policia e Tiranës është realizuar por pa rezultat. Me sa duket ngadalësia e prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të shpejta dhe vonesa e nxjerrjes së urdhërit të menjëhershëm për ndalimin e 26-vjeçarit Dobi, ka sjellë këtë situatë, ku vetë prokuroria dhe policia nuk dinë se ku ka përfunduar administratori i kompanisë “DH-Albania”.

Momentalisht Dobi është shpallur në kërkim policor, pasi prokuroria e Tiranës ka urdhëruar që ai të gjendet dhe shoqërohet forcërisht. Madje një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, por një gjë të tillë ai mund ta ketë kryer pa u rregjistruar në sistem. Dobi është personi kryesor që mund të arrestohet nga prokuroria e Tiranës për këtë megaskandal që tronditi qeverinë. Aktualisht prokuroria është në pritje të një përgjigje nga autoritet Amerikane, nëse bilancet financiare dhe vërtetimi për mospasjen e detyrimeve tatimore në shtetin e Delawere SHBA, janë origjinale apo të falsifikuara.

Vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë një komunikimi me e-mail me autoritet e Delaëere, konfirmoi se bilancet financiare dhe vërtetimi për detyrimet fiskale ishte tërësisht i falsifikuar. Mëoshet se ky e-mail është administruar si provë nga prokuroria e Tiranës, por sërisht për grupin hetimor ky e-mail nuk mjafton, pasi prokuroria duhet ta administrojë si provë materiale këtë përgjigje në rrugë zyrtare dhe proçeduriale. Por pavarësisht se ky e-mail i ardhur nga SHBA për prokurorinë nuk ka rëndësinë e një prove proceduriale, ai shërbeu dhe bindi drejtuesit e ARRSH që të vendosnin heqjen të drejtës së kompanisë “DH-Albania”, për të qënë fituesja dhe lëvrimi i fondeve prej 30 milionë euro të fituara në dy tendera, pranë ARRSH dhe OST.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale.

Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Pak ditë më parë Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime./raport.tv

/a.meta

Next Post
Moti i keq nga reshjet e dëborës, Balla inspekton Librazhdin

Moti i keq nga reshjet e dëborës, Balla inspekton Librazhdin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
Padia e Lapajt, dënohet me  3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

January 21, 2026
FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

January 21, 2026
Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

January 21, 2026
15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

January 21, 2026
Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

January 21, 2026
Presidenti Begaj shpall procedurën e aplikimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë

January 21, 2026
Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

January 21, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Reshjet e borës sjellin kaos në rrugë! Ndalohen kamionët në Qafë Thanë, policia apel qytetarëve

January 21, 2026
Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In