• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me taksat nga ndërtuesit, fatura e dëmit me 40-lekshat, 18 milionë euro

by Java News
26/01/2019 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skema e mashtrimit me TVSH-në përfshin 3 aktorë. Ata janë importuesit e ushqimeve, kompanitë fantazmë ndërmjetëse dhe bizneset e ndërtimit. Për shkak se bizneset e vogla që tregtojnë ushqime rezistojnë të marrin faturë kur blejnë nga importuesit, kjo krijon mospërputhje mes sasisë së deklaruar në doganë dhe asaj të shitur brenda vendit. Pra nëse një importues ka importuar 100 lekë mallra në doganë, por ka lëshuar fatura shitje brenda vendit vetëm për 60 lekë mallra, atëherë ai mbetet me një tepricë prej 40 lekësh që nuk mund ta justifikojë dot.

Për të shkarkuar këtë tepricë u krijuan kompanitë ndërmjetëse fantazmë. Meqënëse nuk mund të justifikojnë dot 40 lekëshin importuesit kanë bërë transaksione fiktive sikur ja kanë shitur kompanive fantazmë. Por cfarë ndodh më pas? Kompanitë ndërmjetëse nuk kanë aktivitet dhe nuk mund të justifikojnë dot faturat e blera nga importuesit e ushqimeve. Këtu hyjnë në lojë kompanitë e ndërtimit, veccanërisht ato që fitojnë tenderat publike. Shumë nga tenderat publikë për shkak të korrupsionit fitohen me cmime anomalisht të larta. Kjo i nxjerr kompanitë e ndërtimit zbuluar me fitime jashtëzakonisht të larta duke u ngarkuar detyrimin të paguajnë shumë taksa në shtet si tatim fitimi ashtu dhe TVSH.

Për të shmangur pagesën e këtyre taksave, kompanitë e ndërtimit kanë rritur fiktivisht koston duke blerë faturat fiktive të kompanive fantazmë. Rrjedhimisht 40 lekëshi është transferuar përmes ndërmjetësve nga importuesit e ushqimeve tek bizneset e ndërtimit. Kete skeme ata e kane perdorur edhe per te mbuluar ryshfetet e dhena tek zyrtaret per te fituar tenderat publike.

Kjo është një skemë gjigande vjedhje, e cila vazhdon prej vitesh dhe ka devijuar qindra milionë euro nga buxheti i shtetit tek bizneset e ndërtimit. Top Channel ka mësuar se në skemë janë të përfshira kompanitë më të njohura të ndërtimit në vend, ato që kanë marrë pjesën e luanit në tenderat publikë. Por deri më tani, autoritetet kanë ndaluar vetëm ndërmjetësit, të cilët janë puntorë të paguar dhe asnjë nga përfituesit realë, pra bosët e njohur të ndërtimit. Madje nuk kanë nisur as procedurat për rekuperimin e parave duke shtuar dyshimet se përfituesit e vërtetë po tentohet të fshihen.tch

/a.meta

Next Post
FOTOT/ HEC-i në Holtë, proteston PD: Qeveria po mashtron!

FOTOT/ HEC-i në Holtë, proteston PD: Qeveria po mashtron!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In