• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me Call Center/ Policia zbardh skemën: 15 të arrestuar e 35 në kërkim, çfarë sekuestruam

by
17/03/2022 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Call Centera. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp në lidhje me operacion policor të koduar”Skema”. Finalizohet operacioni policor i koduar “SKEMA”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, nëndrejtimin e SPAK-ut. Vihen në pranga 15 shtetas, procedohen penalisht 35 shtetas dhe shpallen në kërkim 23 shtetas të tjerë. Sekuestrohen qindra pajisje kompjuterike, pajisje telefonike, karta, USB dhe dokumente të ndryshme.

Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ligjzbatuese gjermane, nën drejtimin e SPAK-ut, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.300/2021 dhe në zbatim të Vendimit nr. 359 datë 05.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SKEMA”.

Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të zbatimit të letërporosisë së ardhur nga organet ligjzbatuese gjermane, nën drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe me partnerët e saj gjermanë, ka filluar hetimet në lidhje me një aktivitet kriminal në fushën e “Mashtrimit kompjuterik“ e cila kishte të bënte me platformat elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix” nga viti 2018 e në vazhdim ka kryer mashtrimin e shumë qytetarëve gjermanë, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se prej disa vitesh, një subjekt tregtar nën emërtimin “Blu energy call“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave së thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët gjermanë u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet intensive prej disa muajsh të zhvilluara në vendin tonë bënë të mundur identifikimin e drejtuesve të këtij subjekti, skemën e funksionimit, si dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga ndërhyrja policore në subjektin “Bluenergycall“ nga ana e Njësisë së Hetimit të Krimeve kibernetike e mbështetur dhe nga strukturat e tjera të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale u realizua operacioni policor “SKEMA“.

Gjatë operacionit u kontrolluan 8 ambente në të cilat ushtrohej aktiviteti kriminal në fushën e krimeve kibernetike, në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

• U ndaluan 15 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
• U proceduan në gjendje të lirë 35 shtetas.
• U shpallën në kërkim 21 shtetas të tjerë.

Shtetasit e mësipërm u proceduan për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1, 333/a, 334 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 200 pajisje kompjuterike, 120 pajisje të telefonisë Voip, 1 laptop, 70 telefona të lëvizshëm, USB, karta të ndryshme, dokumentacione etj.

Në kryerjen e operacionit policor morën pjesë dhe organet ligjzbatuese gjermane, nën drejtimin e Prokurorit të ardhur nga Republika Federale Gjermane dhe një skuadre të strukturave të hetimit kibernetik.

Gjithashtu, deri më tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare. Personat e kontaktuar ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Nga ana e Njësisë C – Hetimi i Krimit Kibernetik, nën drejtimin e Prokurorisë se Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Për ecurinë e këtij hetimi do të ketë komunikime të tjera për shtyp.

Vijon…

/b.h

Next Post
‘The New York Times’: Skenari i një lufte bërthamore, gjithnjë e më pranë!

'The New York Times': Skenari i një lufte bërthamore, gjithnjë e më pranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In