• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimet e çifit të ndërtuesve Hoxholli, hetime për vepra të rënda penale

by Java News
12/10/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çifti i biznesmenëve në fushën e ndërtimit, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli do të gjykohen për rastet më të rënda të mashtrimit të parashikuara në kodin penal. Atë të mashtrimit me më shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, e parashikuar nga neni 143/3 i kodit penal dhe që parashikon një dënim që varion nga 5 deri në 10 vite burgim.

Këtë akuzë e ka pranuar gjyqtari paraprak Erion Bani, i cili ka vendosur të kalojë për gjykim themeli çështjen ndaj çiftit të biznesmenëve Hoxholli. Nga hetimet e kryera prokuroria pretendon se ka vërtetuar të paktën 5 raste mashtrimi të çiftit Hoxholli ndaj qytetarëve të ndryshëm me një dëm financiar të përllogaritur në disa qindra mijëra euro. Dy nga rastet e hetuara kanë të bëjnë me qytetarë që kanë denoncuar çiftin e ndërtuesve se u kane shitur të njëjtin apartament disa personave.

Ndërsa, tre raste të tjera janë në qytetin e Shkodrës, ku çifti Hoxholli kanë mashtruar disa qytetarë, të cilëve u kishin marrë një sipërfaqe toke për të ndërtuar pallat dhe ndërtimi nuk është bërë.

Edhe gjatë seancës paraprake ashtu si gjatë fazës së hetimit, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli nuk i kanë pranuar akuzat. Ato pretendojnë se kjo është një marrëdhënie civile mes tyre dhe personave që i kanë denoncuar dhe se këto çështje mund të ndiqen në rrugë civile dhe jo penalisht pasi qëllimi nuk ka qenë mashtrimi. Por, prokuroria dyshon se çifti Hoxholli i kanë bërë me vetëdije të plotë kontratat dhe veprimet e tjera mashtruese në dëm të disa qytetarëve.

Rrapush dhe Vjollca Hoxholli janë denoncuar edhe më parë për mashtrime me apartamentet që ndërtonin. Që nga viti 2004 e deri më tani ndaj tyre janë zhvilluar disa procese penale dhe shumë më tepër çështje civile prej të cilave Rrapush Hoxholli ka marrë dy dënime penale.

ma.me

Next Post
Maryse Conde merr çmimin zëvendësues të Nobelit në Letërsi

Maryse Conde merr çmimin zëvendësues të Nobelit në Letërsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In