• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Masat shtrënguese dhanë rezultat e duhura”, Shkupi: Gati plani për vaksinimin

by A R
17/01/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajin e ardhshëm, sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, pritet të arrijnë dozat e para të vaksinave  nga  kompania “Pfizer” dhe mekanizmi Covax, ndërsa sistemi shëndetësor, siç thonë, është i gatshëm për vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe dje në mbledhje të Qeverisë i prezantoi informatat më të reja për furnizimin e vaksinave kundër COVID-19 nga prodhuesi Pfizer, për vazhdimin e kontakteve intensive për furnizim dhe dërgesë të kësaj vaksine, përfshirë aspektet e procedurës për furnizim e cila duhet të zbatohet, si dhe për regjistrim të vaksinës në shtet.

“Sistemi shëndetësor është tërësisht i përgatitur për vaksinim, ndërsa në shkurt pritet të arrijnë dozat e para nga “Pfizer” dhe mekanizmi “Covax”. Tashmë kanë arritur dy frigoriferë të cilët ishin paralajmëruar si donacion për vaksinën e Fajzerit e cila ruhet në -70 gradë, ndërkaq edhe tre priten gjatë javëve në vijim. Në një frigorifer mund të deponohen 100 mijë doza të vaksinave”.

Filipçe paralajmëroi se për kohë të shkurtë do të arrihet marrëveshje me kompaninë Pfizer, prej nga priten 5.850 doza në shkurt, ndërsa nga 17.500 në Mars dhe në Prill. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për shtetin tonë është 833.000 doza.

Ndërkaq, rënia e numrit të personave të infektuar me Covid-19 dhe numri i ulët i pacientëve të shtruar nëpër spitale sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është si rrjedhojë e masave të ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente.

“Duhet t’i falënderojmë qytetarët që i respektojnë masat parandaluese. Nuk kishte rritje të numrit për shkak të festave të vitit të ri si pasojë e grupeve. Tani jemi në një periudhë që duhet të shohim dhe vlerësojmë se çfarë do të rekomandojmë më tej. Masat varen nga gjendje epidemiologjike. Spitalet janë boshatisur. Më shumë se 50% e kapaciteteve të spitaleve në gjithë vendin janë bosh”, tha Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit numri personave të hospitalizuar me Covid-19  në spitalet e vendit është 398 pacientë.

/a.r

Next Post
Probleme me vaksinimin, Italia përballet me mungesë mjekësh dhe shiringash

Koronavirusi në Itali, mbi 12 mijë raste të reja, ulet numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In