• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat shkojnë në ekstrem, Rama: Asnjë zyrtar me makinë, ndryshe u mbahet rroga 3 muaj

by A R
18/03/2020 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama vijon me ashpërsimin e masave të cilat tashmë kanë prekur edhe administratën shtetërore, atë vendore dhe lokale.

Asnjë punonjës i shtetit sipas Ramës nuk do të përdorë makinë për të shkuar në zyrë nëse punën e kanë të tillë, dhe nëse e shkelin këtë urdhër atëhere do të ndëshkohen me 3 muaj mbajtje rroge.

Në rast përsëritje të shkeljeve atëhere punonjësi i shtetit do të largohet nga puna përfundimisht.

Por ka një përjashtim pasi i bën apel të gjithë titullarëve të institucioneve të çojnë tek ministri përkatës apo kreu i Bashkisë listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë, me emra.

Dhe këtu bëhet fjalë për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Mbrojtjes apo dhe të prefekturave në Bashkitë që e kanë të detyrueshme.

“Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë!

Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar!

Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.

Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Emër për emër!

Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!

Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!

Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Republikës së Shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët!

Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare!

Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t’ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Arrestohet 41-vjeçari nga Vlora, me urdhër mbrojtje dhunonte familjarët

Falsifikoi dokumentat për të kaluar ilegalisht nga Rinasi, pranga 27-vjeçarit nga Sri Lanka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In