Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe Zëvëndëskryetari, Denar Biba pritën në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi përgatitjet për procesin zgjedhor të datës 25 qershor dhe masat që KQZ ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit.
Kryetari i KQZ-së, Zguri e falenderoi Ambasadoren Vlahutin për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Komisionit në funksion të realizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.
a.ç