Protestuesit e arrestuar pas episodeve të dhunës në tubimin e organizuar në Rrugen e Kombit pritet të dalin sot para gjykatës ku do të njihen me masat e sigurisë.
Sipas burimeve nga prokuroria, organi i akuzës pritet të ndryshojë kërkesën për 23 të ndaluarit nnga “Arrest me burg”, në “hetim në gjendje të lirë”.
Një ditë më parë grupi i prokurorëve që po hetojnë ngjarjen kanë mbërritur në Tiranë ku kane marre në pyetje të ndaluarit. Ndërkohë policia ka referuar ne prokurori edhe procedimin per disa aktivistë qe protestuan para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik. Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre./a.m.