• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat për në Kosovë/ Gjici: Të rishikohet, penalizohen kuksianët, shpresoj të reflektojë Qeveria kosovare

by
25/01/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka shprehur zhgënjimin në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar askënd të hyjë në territorin e saj pa 3 doza të vaksinës anti-COVID, ose të ketë dy doza, por dhe një test negativ të vlefshëm për 48 orë. Gjici tha se kjo penalizon kukësianët të cilët kanë marrëdhënie pune dhe biznesi në Prizren dhe në qytete e tjera të Kosovës, ndërsa bën të qartë se shqetësimin e tyre do ia përcjellë përmes një letre qeverisë së Kosovë dhe asaj shqiptare. Gjici ka thënë se qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës janë shumë të lidhur me Kosovën, sidomos Prizrenin.

“Padiskutim që bashkia është në mbrojtje të banorëve të Kukësit, pasi shumë prej tyre kanë lidhje me Kosovës dhe kjo më duket një vendim i shfrenuar. Uroj që qeveria ta rishikojë këtë vendim sepse ndëshkon shumë qytetarët e Kukësit dhe Tropojës. Do nisim një shkresë për problemin edhe qeverisë tonë dhe të Kosovës dhe shpresojmë të ketë një vendim për heqjen e masave kufizuese. Kur një kuksian i ka dy vaksinat dhe nuk ka mbushur ende afatin kohor për të bërë të 3-ën nuk mund të penalizohen”, tha Gjici.

Kryebashkiaku i Kukësit, Gjici foli edhe për marrëveshjet e arritur mes dy qeverive më herët për të lehtësuar kalimin e personave në zonat kufitare në Kosovë dhe Shqipëri si dhe mos pasja nevojë për një lejë punë për të punuar. Gjici tha se këto marrëveshje janë respektuar që në fillim nga ana e tyre, por nuk e kanë parë këtë gjë nga pala kosovare.

“Ne kemi pasur disa marrëveshje për t’i lehtësuar në aspekte të tjera sidomos për banorët në zonën kufitare, që do të kalonin lehtësisht pa asnjë lloj dokumenti. Edhe për të punuar duhej leje pune dhe këto marrëveshje lehtësuan shumë pasi u hoq. Lehtësimet e bëra nga marrëveshjet ne i kemi respektuar dhe zbatuar të parët, por nuk e shohim këtë gjë nga ana e Kosovës”, tha Gjici.

Një ditë më parë qytetarët e Kukësit protestuan në pikën kufitare të Morinës pikërisht për masat shtesë antiCOVID të Kosovës, të cilët kërkojnë heqjen e tyre pasi bërja e një testi çdo dy ditë u kushton shumë. Edhe pas protestës qeveria e Kosovës nuk ka bërë hapa pas sa i përket lehtësimit të lëvizjes dhe për të hyrë në territorin e Kosovës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Kosovës ka ashpëruar masat pasi në vend është pësuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja si dhe e pacientëve të shtruar nëpër spitale.

Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negative të vlefshëm për 48 orë.

/b.h

Next Post
Basha takohet me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Nga informimi për përjashtimet, te dalja në terren

Raporti i TI/ Basha akuza kryeministrit: Rama mban Shqipërinë në vendnumëro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In